E Diel, 1 Nëntor 2026

Granatë vëllait, plagoset edhe vetë

Berat- Një konflikt mes dy vëllezërve për pak ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja ndodhi në Urën Vajgurore, në Berat, pas një sherri mes vëllezërve Zeqo.

Sipas burimeve policore, vëllezërit Tomorr dhe Gramoz Zeqo kanë debatuar mes tyre për motive pronësie. Kaq është dashur që sherri të degjenerojë në përdorimin e lëndëve luftarake.

“Tomorr Zeqo, 40 vjeç ka tërhequr siguresën e nja granate të cilën e mbante me vete dhe e ka hedhur kundrejt vëllait të tij Gramoz Zeqo”- thanë burimet.

Si pasojë e shpërthimit të granatës janë plagosur të dy vëllezërit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Pak më vonë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia e cila ka kryer veprimet e para procedurale dhe është shoqëruar Gramoz Zeqo, 45-vjeçar, i cili kishte mbetur i dëmtuar lehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›