Granit Xhaka: Te gjitha parate qe fitoj, ua dorezoj prinderve
Ne nje interviste te gjate, qe ze dy faqe te plota te gazetes se te dieles "Der Sonntag", ylli i futbollit gjerman dhe i kombetares zvicerane, shqiptari Granit Xhaka ka zbuluar shume hollesi lidhur me jeten familjare, me ambiciet e tij, formen sportive etj. Ai vec te tjerash ka pohuar se, te gjitha parate qe fiton, ua dorezon prinderve. Dhe pikerisht ky detaj eshte vene ne titull te artikullit. Me tej Graniti shpjegon raportin e vecante, qe ka me prinderit dhe vellane, Taulantin. "Qe kur une luaj ne Mönchengladbach dhe Taulanti ne Zyrih, prinderve u duhet te "ndahen": nje jave te ai, nje jave te une". "Jemi ulur me Taulantin dhe kemi biseduar, qe t`ua blejme prinderve nje shtepi ne Prishtine, ku ata kane deshiruar gjithe jeten te kene shtepine. U thame ta zgjedhin vete, pastaj ne ua bleme. Ndersa me shtepine ne Bazel, kemi dashur t`i surprizojme. Ajo eshte duke u ndertuar dhe ne janar do te jete gati", ka thene Graniti.