Gold AG lancon kengen kushtuar "fundit te botes"
Kalendari Maya, i cili parashikonte fundin e botes me 21 dhjetor, duket se ka nxitur reperin e mirenjohur shqiptar, Gold AG, te reagoje ndaje pretendimeve te ketij fisi te lashte. Reperi se fundmi ka lancuar kengen e re, "Mashtrimi", me te cilen jo vetem, qe kundershton kalendarin e Maya-ve, por ai pohon se keto jane trillime te njerezve dhe se daten e fundit te botes, e di vetem Perendia. Ai gjithashtu i ben thirrje njerezimit, qe te mos besojne ne keto shkrime, sepse ato sjellin keqkuptime dhe ndjellin frike tek ne.