Thaci: Plani serb per Kosoven - nuk do te realizohet kurre
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, thote se platforma e Serbise per Kosoven, eshte zhurma e fundit qe po ben Beogradi. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes se platforma e Serbise per Kosoven, eshte zhurma e fundit qe po bene Beogradi dhe si e tille ajo eshte e parealizueshme. Ne interviste Thaci flet edhe per reformen kushtetuese ne vend dhe bashkepunimin me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves dhe kryetarin e saj, Ramush Haradinaj.
Viti po permbyllet me procesin e zbatimit te marreveshjes per menaxhimin e perbashket te kufirit me Serbine, por ky proces po percillet me paqartesi rreth regjimit doganor ne veri. Cfare po ndodhe ne fakt atje?
Po ndodhe ajo qe pritej te ndodhte. Po ndodhe ajo per cka jemi marre vesh, per cka kemi arritur marreveshje shteti i Kosoves me Serbine me ndermjetesimin e BE-se dhe mbeshtetjen e fuqishme te SHBA-se. Po ndodhe implementimi i IBM-se. Kjo po ndodhe per here te pare mes shtetit te Kosoves dhe Serbise. Eshte nje kriter dhe standard evropian, qe nenkupton edhe venien e kufirit ne mes shtetit tone dhe Serbise. Ne dy pika doganore vec ka filluar implementimi, ka filluar suksesshem. Gjithcka eshte e qarte sipas marreveshjes. Ne do te respektojme ne cdo marreveshje kushtetuten dhe ligjet tona dhe dokumentin e presidentit (Martti) Ahtisaari. Ndersa me daten 31 dhjetor, do te filloje implementimi edhe ne dy pika te tjera, ne njeren pike ne veri dhe tjetren tek Dheu u Bardhe. Keshtu qe, gjate janarit, do te permbyllet i gjithe procesi i funksionalizimit te pikave doganore mes shtetit te Kosoves dhe Serbise.
Por, ka pasur pakenaqesi me faktin se ceshtja e taksave doganore eshte interpretuar ndryshe nga Beogradi ndryshe nga Prishtina...?
Interpretimet kane qene te ndryshme nga Serbia per marreveshjen, por, interpretimi dhe implementimi nga shteti i Kosoves eshte ne perputhshmeri te plote me autoritetet nderkombetare, me EULEX-in, eshte implementim i plote i marreveshjes se arritur ne Bruksel. E di se ka pasur paqartesi apo pakenaqesi mund te themi ne Beograd rreth kesaj ceshtjeje, apo me teper te disa individe qe kane keqperdorur gjendjen ne veri te mos sundimit te ligjit. Sido qe te jete, mendoj se grupet teknike kane arritur marreveshjet perkatese, kane filluar se implementuari dhe tash ne si njerez te politikes, si institucione bashkerisht edhe me autoritetet nderkombetare, duhet te punojme qe te funksionalizohet edhe me suksesshem ky projekt jashtezakonisht i rendesishem per procesin e normalizimit te marredhenieve mes shtetit te Kosoves dhe Serbise
Ne prag te takimit te radhes ndermjet jush dhe kryeministrit serb Ivica Dacic, Beogradi doli me nje platforme, e cila parasheh nje shkalle te larte autonomie per veriun. A po rrezikon kjo procesin e bisedimeve?
Ne janar pritet te ndodhe takimi i katerte me radhe ku do te diskutohen ceshtje jashtezakonisht te rendesishme. Domosdoshmeria e largimit te strukturave jo legjitime ne veri, te strukturave te sigurise, strukturave te dirigjuara, te kontrolluara dhe financuara nga Serbia. Ky eshte edhe zotimi i BE-se me mbeshtetje te SHBA-se. Projekti i ri i presidentit (Tomislav) Nikolic, eshte nje projekt qe nuk do te realizohet ne Kosove. Eshte nje projekt per konsum te brendshem, eshte nje projekt kunder paqes dhe stabilitetit ne Kosove dhe nje projekt antievropian. Une jam konsultuar me te gjitha autoritetet ne Bruksel dhe Washington. Prandaj, qendrimi i Prishtines eshte shume i qarte, i njejte dhe i koordinuar me SHBA dhe BE-ne. Pra ai projekt, nuk do te kete ndonje validitet per Kosoven, nuk do te jete i realizueshem ne Kosove dhe do te mbetet ne sirtaret e Beogradit dhe ne deshirat e parealizuara te Beogradit ne raport me Kosoven.
A i keni diskutuar keto ceshtje ne takimet e deritashme me kryeministrin Dacic?
Kjo ceshtje nuk eshte diskutuar, sepse nuk lejoj te diskutoj per projektet e Beogradit per Kosoven. Une diskutoj vetem duke u nisur nga agjenda qe ka Kosova, BE, SHBA, per te ardhmen e Kosoves, paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe per procesin e agjendes per normalizimin e marredhenieve ndershteterore dhe jo projekte te mentaliteteve te vjetra te Beogradit. Dhe nuk diskutoj me Beogradin per rregullimin e brendshem te Republikes se Kosoves. Kjo eshte ne autoritetin e shtetit tone sovran, te respektimit te plote te kushtetutes, ligjeve te Kosoves dhe pakos se presidentit Ahtisaari.
Por, ky sovranitet sfidohet ne veri ku nuk pranohen dhe nuk njihen institucionet e Prishtines. Si mendoni ta integroni...?
Sovraniteti i Kosoves eshte cenuar shpeshhere nga Beogradi, por ndryshimi ka ndodhur me 25 korrik te vitit te kaluar, kur definitivisht eshte shuar njehere e pergjithmone endrra e Beogradit per ndarjen e Kosoves. Tani, pas atij zhvillimi, gjithe bota eshte ri fokusuar per Kosoven, ne vecanti per domosdoshmerine e zgjidhjes se problemeve ne veri, per rend dhe ligj, per demokraci, per zgjedhje te lira, per funksionalizimin e institucioneve te Kosoves ne gjithe territorin e saj. Prandaj, sot Prishtina vepron e punon ne menyre te koordinuar me BE-ne, SHBA-ne, me NATO-n dhe EULEX-in. Ndersa tash eshte duke u bere zhurma e fundit e Beogradit ne raport me Kosoven. Serbia dhe lideret ne Serbi, jane te vetedijshem se Kosova eshte e pavarur dhe sovrane dhe dicka te tille ne takime te mbyllura edhe me diplomate e kane pranuar dhe e pranojne. Por, natyrisht se ata punojne edhe per opinionin e tyre te brendshem qe te thirren ende ne emer te Kosoves.
A ka nje afat kohor, bashkerenduesi juaj tha se qershori i vitit te ardhshem mund te jete njefare kuadri kohor per zgjidhjen e ceshtjes se veriut?
Nga kontaktet qe kemi pasur me baroneshen (Catherine) Ashton, nga takimet dhe bisedat edhe me perfaqesuesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mund te themi se besojme qe gjerat do te levizin me shpejt pas vitit te ri dhe orientimisht fundi i pranveres, fillimi i veres se vitit te ardhshem, mendohet qe te permbyllet procesi i normalizimit te marredhenieve ndershteterore Kosove- Serbi, qe do te nenkuptonte nje normalizim sipas standardeve dhe vlerave evropiane qe do te permbyllej ne te ardhmen jo te larget edhe me njohjet reciproke ndermjet shtetit te Kosoves dhe Serbise dhe integrimin e vendeve tona ne NATO dhe BE, jo vetem Kosoves dhe Serbise, por gjithe rajonit.
Po u kthehemi pak problemeve te brendshme. Viti po mbyllet e nderkaq ka ngecur reforma kushtetuese e zgjedhore. Ku ka ngecur procesi?
Realisht, fundi i vitit ka shenuar nje rritje te dinamikes se dialogut te brendshem nderpartiak ne Kosove. Dhe Kosova sa i perket ketij dialogu pozite - opozite, eshte shembull ne rajon, ku te gjithe komunikojne me te gjithe dhe te gjithe ulen ne nje tavoline te perbashket per te diskutuar per ceshtje te interesit te perbashket shteteror. Ne kemi diskutuar, te gjithe lideret politik, ne takimet e fundit per reformen elektorale, reforme e domosdoshme dhe qe garanton zgjedhje te lira, demokratike, te pranueshme nga te gjithe. Orientimisht, te gjithe pajtohemi qe procesi i votimit te jete sa me i thjeshte. Ka ende mendime te ndryshme, po jemi edhe perfaqesues te partive te ndryshme. Por, jemi duke diskutuar qe ky proces te levize me shpejt, por une jam optimist qe po ndertohet gradualisht nje konsensus i mjaftueshem qe do te levizte gjerat perpara. Na ka ndodhur nje peshtjellim i panevojshem apo nje gabim profesional nga LDK-ja qe ka derguar ne Gjykaten kushtetuese interpretimin e amendamentit te dhjete dhe tash kemi vendimin e gjykates qe na ka krijuar nje situate te re dhe skena politike kosovare vazhdimisht ka respektuar vendimet e gjykates kushtetuese. Por, une besoj qe ceshtjen e presidentes e kemi ndare anash per te punuar per reformat tjera elektorale qe nderlidhen me sistemin zgjedhor, me zonat zgjedhore, me pragun zgjedhor por edhe me respektimin dhe garantimin e te drejtave te afirmuara te komuniteteve joshqiptare.
LDK dhe kryetari i saj Isa Mustafa, thote se ju dhe presidentja Jahjaga nuk po e respektoni marreveshjen. Si i pergjigjeni ketij pohimi zoti Kryeminister?
Mendoj se eshte nje keqkuptim apo pretendim keqinformimi te opinionit publik. LDK e ka derguar amendamentin dhjete ne Gjykaten kushtetuese dhe pergjigja qe ka ardhur, eshte respektuar nga te gjithe. Sugjerimi yne edhe miqesor edhe profesional per LDK-ne, por edhe miqve nderkombetare ishte qe te mos dergohet per interpretim ky amendament sepse, te gjithe kemi qene te interesuar dhe edhe sot jemi te interesuar te respektojme ne plotni marreveshje. Prandaj, PDK e sheh si baze per nisje te reformave te metutjeshme respektimin e plote te marreveshjes mes PDK-se, LDK-se, AKR-se dhe gjithe spektrit politik kosovar te inkuadruar tash se fundi ne keto reforma. Keshtu qe ekziston nje vullnet i te gjitheve, nje vullnet i mire dhe mendoj se ne vend te akuzave ndaj njeri tjetrit, mendoj se secili duhet te jete vetekritik ne leshimet dhe dobesite e veta, por edhe te shikoje me teper ne pikat qe orientimisht pajtohemi per te shkuar drejt reformave te suksesshme.
Ish kryeministri Ramush Haradinaj thote se ju ka paraqitur nje oferte per bashkeqeverisje por me kerkesen qe t'i leshoni postin tuaj. Cila eshte pergjigja juaj ndaj kesaj kerkese?
Qeveria e Kosoves eshte jashtezakonisht stabile, mazhoranca eshte e fuqishme, ka nje kredibilitet te fuqishem edhe qytetar. Eshte ekipi me i mire qeverises ne historine politike te Kosoves. Rikthimi i z. Haradinaj, ka qene lajm shume i mire per ate personalisht, familjen e tij, shoqerine, shtetin e Kosoves, per luften qe e kemi zhvilluar. Ne jemi takuar dhe kemi biseduar zyrtarisht, por edhe miqesisht. Jemi dakorduar te punojme fuqishem, bashkerisht per te ardhmen e konsolidimit dhe forcimit te shtetit te Kosoves, per reformat elektorale, te ardhmen evropiane, per reforma te tjera te nevojshme demokratike, per dialogun, kane marre pergjegjesi AAK ne kete proces, duke emeruar presidentja e Kosoves, zotin Shala si koordinator politik. Jemi duke bashkepunuar shume ngushte. Zoti Shala e ka pasur dhe do ta kete perkrahjen time te plote. Ndersa, gjithashtu eshte shprehur vullnet i dyanshem qe te punohet per nje partneritet strategjik nderpartiak, ndersa per ceshtjet tjera, nuk eshte diskutuar.
Domethene as puna e nje bashkeqeverisjeje te mundshme para zgjedhjeve?
Ne do t'i shikojme te gjitha mundesite me te mira. Eshte nje vullnet i dyanshem qe te diskutohet seriozisht rreth kesaj ceshtjeje. Mendoj qe gjerat do te levizin ne drejtim te duhur dhe me nje vullnet te pergjegjshem shteteror, politik dhe kombetar mes PDK-se, AAK-se, duke pasur gjithmone si baze dhe si fuqi realitetin aktual te mazhorances qeverisese te Kosoves.
Pra, ju mbeteni kryeminister i Kosoves?
Ne do te vazhdojme t'i kryejme te gjitha obligimet tona te marra nga besimi dhe kontrata qe kemi me qytetaret e Kosoves.
Partia juaj tashme eshte ne procesin e zgjedhjeve. Si po shkon ky proces dhe a eshte prekur nga zhvillimet si rasti Limaj apo ajo qe eshte quajtur afere e pergjimeve?
PDK, vazhdon te jete partia me e konsoliduar dhe me e mire organizuar ne spektrin politik kosovar. I ka hyre nje procesi te reformave te thella, qe nuk jane edhe reforma te lehta. Por, une deshiroj t'i falenderoj te gjithe anetaret, simpatizantet, elektoratin e PDK-se, gjitha strukturat per punen e tyre te mrekullueshme qe jane duke e bere ne nivel te qendres por edhe ne nivel lokal. Ky proces eshte duke shkuar shume mire. Kane perfunduar ne shumicen e komunave kuvendte zgjedhore qe kane qene jashtezakonisht transparente dhe me prezencen e vazhdueshme te KQZ-se, te mekanizmave nderkombetare, por edhe te hapura per medie. Mendoj qe ky ka qene nje model i mire per spektrin politik kosovar. Natyrisht jemi ballafaquar edhe me sfida qe nuk kane qene edhe te lehta. Ndersa sa i perket ceshtjes se zoti Limaj, deshiroj te theksoj se qe te dyja rastet per mua jane te paakceptueshme dhe jane thjeshte atakime te panevojshme. Une besoj plotesisht ne drejtesi dhene pafajesine e zotit Limaj.
Po kjo qe u quajt skandali i pergjimeve..?
Qeveria e Kosoves ka prezantuar qendrimin e vet dhe tash mbetet ne autoritete e EULEX-it dhe autoritete kosovare te hetojne keto ceshtje, apo ate prezantim te jo ligjshem.