E Diel, 1 Nëntor 2026

METE: Tenderi, 110 milione euro per 4 hidrocentrale Eglantina Nasi

Plot 110 milione euro ka qene oferta me e larte financiare e paraqitur ne tenderin e djeshem per blerjen e kater veprave energjetike ne vend, privatizimi i te cilave eshte cilesuar si mjaft i rendesishem. Fjala eshte konkretisht per hidrocentralet Bistrica 1, Bistrica 2, Ulez dhe Shkopet, tenderi i meparshem per te cilet, rezultoi i pasuksesshem, sepse nuk u paraqit asnje oferte per blerjen e tyre. Por diten e djeshme, ky proces nuk rezultoi aspak i tille, pasi kane qene shtate ofertues, te cilet shfaqen interesin e tyre mbi privatizimin e ketyre objekteve te rendesishme per sektorin energjetik ne vendin tone. E madje, me oferta te konsiderueshme, si ajo qe permendem me lart. Sic beri me dije publikisht, vete zv/ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Sokol Dervishaj, per tenderin e shpallur mbi dy hidrocentralet e para, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, u ofruan kompanite "Georgian American Alloys, Inc", "Energolinija LLC", "Consortium:- TRE SPA- Italy Novapower- Camuna Idroelecttricha", "Calik Enerji", "Kurum International Sh.A", "ERPA Investment" dhe "Agna Consortium". Ndersa ofertat e tyre financiare, kane qene respektivisht ne vlerat prej 30.3 milione euro, 44.8 milione euro, 27.5 milione euro, 19.3 milione euro, 52 milione euro, 35.1 milione euro dhe 37.1 milione euro. Sic edhe shihet nga kjo renditje, kompania "Kurum" rezulton te kete paraqitur edhe oferten me te larte te blerjes se ketyre HEC-eve. Gje e cila rezulton ne fakt per te edhe ne grupin e dyte te ofertave te paraqitura, lidhur me tenderin per hidrocentralet e Ulzes dhe Shkopetit, perkatesisht me vleren financiare prej 57.5 milione eurosh. Nderkaq, ne kete grup, ofertuesit e tjere mesohet, se kane qene perkatesisht "Georgian American Alloys, Inc" me 26.5 milione euro, "Energolinija LLC" me 31.8 milione euro dhe "Calik Enerji" me 15.8 milione euro. Nga ana e tij, zv/ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, tha gjithashtu, se pas hapjes se zarfeve, Komisioni i Vleresimit te Ofertave ne bashkepunim me konsulentin IFC, do te vijojne me verifikimet dhe vleresimet e nevojshme, per procedurat e metejshme. Kujtojme nderkaq, se hidrocentralet e nxjerra ne shitje, te organizuara ne dy shoqeri, kane nje kapital te regjistruar prej rreth 10.7 miliarde lekesh. Se bashku, me kompanise shteterore te naftes "Albpetrol" edhe keta kater hidrocentrale, perbejne nje prioritet per autoritetet qeveritare, lidhur me privatizimin e suksesshem te tyre. Ku ky i fundit, referuar procesit te djeshem te tenderit, mesa duket ka nisur rrugen e realizimit te tij.

Parashikimi i te ardhurave, 100 milione euro, ofertat e tejkalojne

Ndersa qeveria ka parashikuar, qe te perfitoje nga privatizimi i kater hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulez dhe Shkopet te perfitohet nje shume rreth 100 milione eurosh, duket se ofertat e djeshme, kane qene te kenaqshme, pasi i perafrohen asaj. Saktesisht, oferta me e larte e paraqitur per to, eshte ne kuoten e rreth 110 milione eurove, duke folur keshtu per nje tregues te suksesit te ketij procesi. Nderkaq, autoritetet shteterore kane bere me dije vazhdimisht, se parate qe do te perfitohen prej ketij privatizimi te rendesishem strategjik ne fushen e energjetikes, jane te destinuara per fond investimesh. Fakt ky, te cilin e ka bere me dije edhe vete Banka Boterore ne raportin e saj te fundit mbi rajonin. "Te ardhurat e privatizimit duhet te perdoren per shlyerje te pagesave te prapambetura, ose per investime ne infrastrukture publike brenda nje kornize te kujdesshme makroekonomike dhe fiskale", ka qene sugjerimi i eksperteve te saj, teksa eshte permendur konkretisht, se Shqiperia synon privatizimin e kater HEC-eve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›