Kriza përballë shpresës për kapërcim Nga Ardian Fullani, Guvernator i Bankes se Shqiperise
Ashtu sic pritej, viti 2012 ishte mjaft sfidues per veprimtarine ekonomike dhe financiare te vendit dhe te agjenteve te ndryshem ekonomike. Me shume te ngjare, rritja ekonomike gjate ketij viti do te mbetet pozitive, por ndjeshem me e ulet se vitin e kaluar. Kjo ecuri e ekonomise eshte diktuar prej renies se stimulit fiskal e monetar, si edhe prej ngadalesimit te konsumit dhe te investimeve private. Ngadalesimi i ketyre te fundit, eshte shoqeruar sidoqofte me nje ulje te importeve. Nga ana tjeter, kerkesa e huaj ka mbeshtetur me mire rritjen e eksporteve, vecanerisht te produkteve te energjise. Kjo ka sjelle nje permiresim te bilancit tregtar gjate vitit 2012, duke shenuar renie te deficitit ne raport me PBB-ne e vendit. Ndikimi i krizes ekonomike globale, vijon te jete i pranishem dhe perspektiva per nje kapercim te saj ne vitin 2013 mbetet nje shprese e cila nuk mbeshtetet nga pritjet e institucioneve financiare nderkombetare dhe autoritetet publike, vecanerisht per situaten ekonomike ne Eurozone.
Gjate vitit 2012, ne teresi, sektori bankar shenoi rezultat financiar pozitiv. Te ardhurat neto nga interesat ishin te qendrueshme, por provigjonet per rrezikun e kredise ulen madhesine e fitimit. Sektori bankar ruajti pergjithesisht kontrollin mbi kostot e tjera te veprimtarise. Treguesit e likuiditetit, afatshkurter dhe ai strukturor, u paraqiten ne nivele te kenaqshme. Te gjitha bankat plotesuan kerkesat e kuadrit rregullativ per madhesine e aktiveve likuide, si ne leke ashtu edhe ne valutat kryesore. Rritja e depozitave vijoi me ritme te mira, ndonese ne nivele me te uleta se vitin e kaluar.
Si pasoje edhe e ngadalesimit te kreditimit, raporti kredi/depozita paraqitet ne nivele shume te pershtatshme per te mbeshtetur nevojat per likuiditet te sektorit. Treguesit e kapitalizimit te veprimtarise qendruan ne nivele te mira, per shkak te rritjes se kapitalit nga disa banka dhe ngadalesimit te rritjes se aktiveve me rrezik. Gjate vitit, Banka e Shqiperise zbatoi kerkesa me te larta per likuiditet dhe kapitalizim te bankave ne perputhje me profilin e rrezikut te veprimtarise se tyre.
Ne tregun nderbankar, viti 2012 shenoi rritje te vellimit te tregtimit dhe te pjesemarrjes. Kjo ecuri eshte ndikuar prej levizjeve strukturore te likuiditetit, kerkesave te bankave dhe operacioneve ne treg te Bankes se Shqiperise ne mbeshtetje te tyre.
Normat e interesit ne treg kane ardhur ne renie, duke reflektuar ecurine e normes baze te interesit dhe veprimet e bankave per te kontrolluar kostot e veprimtarise dhe marzhet e fitimit. Tregu i kembimeve valutore ka qene i stabilizuar, megjithe rritjen e vellimit te tregtimit dhe rritjen e pjesemarresve ne treg. Bankat jane treguar aktive dhe te kujdesshme ne sherbimin e kerkesave per valute te klienteve te tyre.
***
Ka disa ceshtje, qe perbejne shqetesim per industrine bankare dhe per Banken e Shqiperise, dhe qe besojme se duhen adresuar me kujdes gjate vitit te ardhshem. Po e filloj me kreditimin, si aktiviteti me ndikimin kryesor ne rezultatin financiar te bankave. Konstatojme nje renie te ritmit te kreditimit dhe vijim te renies se cilesise se kredise, vecanerisht per kredine ne valute. Kjo ecuri ka si shkak kryesor renien e kerkeses, por edhe nje hezitim te qendrueshem nga bankat per te kredituar. Kjo prirje duhet te ndryshoje, duke adresuar problemet qe rriten me ritmin e kredidhenies, si edhe ato qe lidhen me trajtimin e kredive me probleme.
Rritja e qendrueshme e depozitave si edhe rritja e ndjeshme e investimeve tek jorezidentet tregojne qe bankat kane burime te mjaftueshme financiare per te kredituar me ritme me te larta. Keto burime duhet te perdoren per te kredituar kryesisht sektorin privat ne vend, duke vepruar sigurisht ne perputhje me kuadrin rregullativ dhe politikat tuaja per diversifikimin e investimeve. Nga ana tjeter, perpjekjet per adresimin e kredive me probleme duhet te shumefishohen, si ne drejtim te parandalimit ashtu edhe per trajtimin e tyre. Fokusi juaj duhet te jete ne procesin e kujdesshem te ristrukturimit te kredive, vecanerisht perpara se ato te shnderrohen ne kredi me probleme. Me tej, duhet vepruar me kujdes por ne menyre konsistente per ekzekutimin e kolateralit tek kredite pa shprese arketimi. Ne i njohim tashme problemet qe ekzistojne ne kete drejtim. Por konstatoj qe, ne saje edhe te punes suaj, ndergjegjesimi i autoriteteve publike vendimmarrese rreth tyre eshte permiresuar ndjeshem. Pata rastin qe te komunikoj rreth ketyre problemeve edhe sot, me perfaqesues te Komisionit te Ekonomise dhe Finances ne Kuvend. Kam besim se puna e nisur nga ana e Ministrise se Drejtesise per rishikimin dhe permiresimin e disa akteve ligjore te rendesishme, duke perfshire edhe Kodin e Procedures Civile, do te finalizohet me perfshirjen dhe miratimin ne to te disa propozimeve konkrete qe industria bankare dhe Banka e Shqiperise kane paraqitur per permiresimin e procesit te ekzekutimit te kolateralit.
Me tej, ne perfundim te proceseve ligjore, eshte e nevojshme te procedohet me shpejtesi per fshirjen nga bilanci te kredive te humbura, ne perputhje me kerkesat e kuadrit rregullativ. Ne kerkojme nga ju dhe aksioneret tuaj te dedikoheni ne kete proces, per te gjetur jo vetem burimet e nevojshme njerezore dhe financiare, por edhe format me te pershtatshme per te siguruar nje trajtim te shpejte, transparent dhe konsistent te kredive me probleme.
Duhet mbajtur parasysh qe kreditimi, permban rreziqe te cilat eshte e veshtire te njihen me saktesi qe ne momentin e dhenies se kredise. Keto rreziqe percaktohen jo vetem nga cilesia e procedurave te kredidhenies se bankave, por edhe nga faktore te jashtem te rendesishem, ku perfshihet edhe ecuria e ekonomise. Kjo pasiguri shoqeron edhe fazen aktuale ne te cilen gjendet sektori yne bankar. Per keto arsye eshte e nevojshme qe strukturat drejtuese ne banka dhe aksioneret, te angazhojne burimet e nevojshme financiare per te perballuar kosto te mundshme shtese ne te ardhmen. Per aksioneret, kjo do te thote qe jo vetem te pranojne lenien ne banke te fitimeve te veprimtarise, por edhe te shtojne kapital te ri ne rast nevoje. Kujtojme qe kjo perfaqeson edhe nje prirje me te pergjithshme te industrise bankare ne nivel global, ku nje sere standardesh te reja parashikojne permiresimin e cilesise se kapitalit dhe rritjen e madhesise se tij. Bankat tona duhet te fillojne gradualisht te pershtaten me keto standarde.
Per ju si drejtues, mbetet paresor forcimi i sistemeve te kontrollit te veprimtarise se bankes, vecanerisht ne aktivitetet ku gjenerohen te ardhurat dhe shpenzimet kryesore te veprimtarise. Strukturat e administrimit te rrezikut duhet te fuqizohen realisht dhe te kene nje ze me te fuqishem ne vendimmarrje. Bankat duhet te vijojne me tej me permiresimin e eficiences se veprimtarise se tyre, duke perfshire edhe vendosjen e nje kontrolli me te mire mbi kostot e veprimtarise. Percaktimi i aktiviteteve qe kane perparesi per institucionin tuaj, do te mundesoje identifikimin e nevojave te reja per investime, por edhe ato veprimtari qe perfaqesojne nje perdorim joeficient te burimeve te bankes, e qe duhen ristrukturuar. Ky proces do te ndikoje pozitivisht ne rezultatin financiar te institucionit, dhe do te lejoje zbatimin e politikave te tjera aktive ne drejtime te tjera qe sjellin dobi per veprimtarine e bankes.
Te gjithe e dime qe bankingu eshte nje veprimtari e mbeshtetur tek besimi. Per kete arsye, sherbimet e bankes ndaj klienteve duhet te jene te klasit te pare, ne te gjithe rrjetin e bankes. Kjo do te thote qe klientet duhet te sherbehen me korrektese, ne kohen e duhur dhe me transparence. Sherbimet e bankave duhet te ofrohen ne perputhje me kulturen financiare te klienteve te tyre, duke evidentuar ne cdo rast perfitimet dhe rreziqet qe klientet mund te kene nga produktet bankare qe mund te perdorin.
Banka e Shqiperise, ne kuader te rolit te saj si mbikeqyrese dhe rregulluese e veprimtarise bankare, do te vijoje te monitoroje dhe te adresoje me kujdes sfidat me te cilat ndeshet kjo veprimtari. Kuadri yne rregullativ dhe veprimtaria jone operacionale e mbikeqyrese do te pershtatet sipas nevojes per te dhene te gjithe mbeshtetjen e nevojshme qe veprimtaria bankare te kryhet e sigurt, me perfitim te shumefishte per vete industrine, per klientet dhe per ekonomine ne pergjithesi. Ne baze te veprimtarise sone do te jete komunikimi profesional dhe i vazhdueshem me ju, per te identifikuar se bashku zgjidhjet me te mira qe adresojne nevojat tuaja dhe ato te grupeve te tjera te interesit.
***
Nje nga mesimet e medha te dala nga kriza, qe kaloi sistemi financiar boteror, dhe qe mendoj se eshte aktuale edhe ne kushtet e Shqiperise: perqendrimi ne horizonte kohore afatshkurtra eshte i demshem si per institucionet individuale financiare qe angazhohen ne to, ashtu edhe per gjithe sistemin financiar dhe ekonomine e nje vendi. Ne kete kontekst, ju ftoj te gjitheve te beheni me largpames ne analizat e vendimmarrjet tuaja per te ardhmen e ekonomise shqiptare dhe te industrise se saj bankare. Ne vizionin tim, por edhe ne konkluzionet e te gjitha analizave qe fokusohen ne kete ceshtje, Shqiperia ka potenciale te medha, ne nje mase te madhe te pashfrytezuara, per te mbeshtetur nje rritje ekonomike te qendrueshme dhe konverguese me ekonomite e partnereve tane te Eurozones. Pavaresisht veshtiresive afatshkurtra, te origjinuara ne nje mase te madhe jashte saj, themelet e zhvillimit ekonomik te vendit mbeten te shendosha. Stabiliteti makroekonomik, burimet natyrore, struktura dhe kostoja e fuqise punetore, e bejne investimin afatgjate ne ekonomine shqiptare nje investim me kthim te sigurt.
* Fjala e mbajtur ne takimin permbylles te vitit me Shoqaten Shqiptare te Bankave