Grant shkarkohet nga West Hami

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 14:39
West Ham ka shkarkuar menaxherin Avram Grant pas humbjes 3-2 nga Wigan Athletic, që i largoi ata nga Premierliga.
Klubi konfirmoi se izraeliti do të largohet nga klubi vetëm një orë pas humbjes së tyre të 18-të gjatë këtij sezoni dëshpërues.
“Avram Grant nuk është më menaxher i West Ham Unitedit”, thuhet në komunikatë. Trajneri i skuadrës së dytë Kevin Keen do të udhëheqë ekipin në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi kundër Sunderlandit të dielën. Grant mori drejtimin e West Hamit në qershor 2010.