E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busquets luan në finale

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 15:17

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets do të ketë të drejtë loje në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi UEFA e liroi nga akuzat për fyerje raciste.

UEFA kishte hapur një rast disiplinor kundër Busquets, pasi Real Madridi e kishte akuzuar atë për fyerje raciste ndaj Marcelos gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale muajin e kaluar. Nëse do të shpallej fajtor, Busquets do të suspendohej dhe do të mungonte në finale kundër Manchester Unitedit.

“UEFA ka njoftuar Barcelonën se ka refuzuar ankesën nga Real Madridi dhe Busquets do të jetë në gjendje të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve”, thuhet në komunikatën e Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›