E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona në Al Wasl

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 14:39

Diego Maradona ka nënshkruar kontratë dyvjeçare si trajner i Al Wasl, ka njoftuar klubi nga Dubai të hënën.

Legjenda argjentinase kishte zhvilluar bisedime me drejtorin ekzekutiv, Ashraf Ahmad Mohammed dhe kryetarin Marwan Juna Beyat gjatë fundjavës para se të pranonte atë që është përshkruar si ‘marrëveshje joshëse’ për të marrë drejtimin e ekipit.

Emërimi i Maradonës për trajner ka ardhur si befasi pasi muajin e kaluar drejtuesit e Al Wasl kishin njoftuar se do të zëvendësojnë trajnerin në largim Sergio Farias me një trajner evropian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›