E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli nuk e lëshon Mazarrin

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 16:17

Napoli ka paralajmëruar trajnerin Walter Mazzarri se nuk do të lejohet të largohet nga klubi gjatë verës. Mazzarri ka kontratë me Napolin deri në qershor 2014, por së fundi spekulohej se mund të kalojë te rivali nga Serie A, Juventus.

“Dua t’i falënderohem Mazzarrit, stafit të tij dhe ekipit për një sezon të shkëlqyeshëm”, tha presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, pas barazimit 1-1 me Interin të dielën, që i siguroi ekipit të tij pozitën e tretë në Serie A.

“E kam përqafuar Mazzarrin në zhveshtore dhe nuk kam ndërmend ta lejoj të largohet”, theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›