E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë e Komunave të Tiranës i bashkohen fushatës sensibilizuese të Kryetares së Kuvendit kundër tumoreve dhe i përgjigjen apelit për të kryer analizat e paptestit dhe mamografisë.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli  e zgjeroi  këtë javë fushatën e saj sensibilizuese   për përkujdes  ndaj shëndetit të nënës e fëmijës, duke përfshirë  Komunat e Tiranës.
Duke konkretizuar premtimin e saj, se do jetë në çdo fshat e qytet për të sensibiluzar  në emër të jetës, ajo bëri të mundur përgjatë një jave, që ekipe shëndetësore  të specializuara për diagnostifikim të kancerit të qafës së mitrës, të ishin të pranishëm në ambulancat e komunave Farkë, Ndroq e Paskuqan, për të kryer ekzaminimet falas.
Bëni kujdes për shëndetin tuaj, kryeni ekzaminimet parandaluese.Bëjeni për veten dhe fëmijët tuaj! Bëjeni për vijimësinë e jetës e përcilleni këtë mesazh tek nënat tuaja, motrat tuaja, tek miket tuaja! -me këtë mesazh iu drejtua grave të komunës së Ndroqit e Paskuqanit, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në vijim të fushatës  së saj sensibilizuese.
Në takimin me gratë e komunës së Paskuqanit, Kryetarja e Kuvendit, vuri theksin tek mbështetja  konkrete që Parlamenti do të japë në luftën kundër tumoreve.
"I kam vënë kusht deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale për miratimin e fondit për aparaturën e Mamografisë.
Mamografia duhet të vendoset në çdo spital rajonal; ia kam premtuar Beratit dhe do t'ia çoj, ia kam premtuar Gjirokastrës dhe do të vendoset, gjithashtu do t'ia çojmë dhe  Vlorës, e të gjitha rretheve me radhë."- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Në mesazhin drejtuar grave të Ndroqit, Kryetarja e Kuvendit tregoi një pjesë nga historia e saj familjare, ku përshkroi përpjekjet e mundimshme për tia dalë mbanë   në luftë kundër tumorit.
 Me dhjetra gra të komunave  të Tiranës i janë përgjigjur ftesës së Kryetares së Kuvendit për të bërë analizat e pap testit  parandaluese kryesore, kundër tumoreve.
Në  aktivitetet me gratë e komunave, Kryetarja e Kuvendit ka vizituar nga pranë  qendrat shëndetësore për gratë dhe nënat, ku ka vlerësuar dhe inkurajuar mjeket e infermieret për mbështetjen që po i japin fushatës së sensibilizimit kundër tumoreve. Banorët e komunave dhe drejtuesit lokalë  kanë vlerësuar angazhimin e  Kryetares së Kuvendit, në mbrojtje të shëndetit të grave dhe nënave, nëpërmjet fushatës sensbilizuese për të kryer analizat e pap testit dhe mamografisë.                              
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›