E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Haxhinasto takon Bill Klinton ne Vjene

Ministri Shefi i diplomacise ne Samitin per Dialogun Global

Zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka zhvilluar nje takim ne Vjene me ish-presidentin e SHBA-se Bill Klinton. Ne nje njoftim te MPJ-se theksohet se Haxhinasto ishte prezent ne Takimin e Pare Vjetor te Qendres per Bashkepunim dhe Dialog Global i cili u zhvillua ne Vjene me 21 maj. Ne fjalen qe ministri Haxhinasto mbajti ne kete takim u ndal ne dinamiken e zhvillimeve ne Ballkanin Perendimor duke theksuar nevojen per ti kushtuar rendesi te ardhmes se tij dhe jo historise. Haxhinasto theksoi nevojen e levizjes vetem me karta biometrike ne Ballkan pasi levizja e njerezve do te nxise rritjen e levizjes se mallrave dhe kapitaleve. Ai gjithashtu theksoi nevojen qe Kosova te filloje procesin e liberalizimit te vizave me BE-ne. Gjate punimeve te konferences ministri Haxhinasto pati nje takim te shkurter me ish-presidentin amerikan Bill Klinton i cili u interesua per zhvillimet ne Shqiperi dhe ato ne rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›