E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë e dy policëve të vrarë në Kukës, padi në Gjykatë: Sduan ti shpallin dëshmorë

Ramadan Hila dhe Shkelzen Dobrusha, dy policet te vrare nga Afrim Hasanaj

Bashkëshortet i drejtohen Gjykatës: Shteti i nderoi si heronj, Komisioni sdha shpjegim për refuzimin.

Padia e grave: Shkëlzen Dobrushi e Ramadan Hila ranë në detyrë.

Gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës më 23 mars 2009 në Kukës, padisin shtetin shqiptar që po u mohon ish-bashkëshortëve të tyre statusin e dëshmorit. Pas vrasjes nga Afrim Hasanaj, sot i dënuar përjetë, punonjësit e Policisë së Kukësit, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj, u nderuan si dëshmorë. Familjet e tyre morën mesazhe ngushëllimi nga autoritetet më të larta të shtetit, Presidenti i Republikës, kryetarja e Kuvendit, Kryeministri dhe nga opozita. Megjithëse kanë kaluar tre vjet, të rënët e policisë nuk e gëzojnë statusin Dëshmor i Atdheut. Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut ka refuzuar shpalljen e tyre si të tillë në dhjetor të vitit të kaluar. Për këtë shkak, dy bashkëshortet e policëve të vrarë i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës. Përmes një kërkesë-padie të regjistruar më 13 prill në Gjykatë, Blerina Dobrushi dhe Elmira Hilaj kërkojnë njohjen si dëshmorë të bashkëshortëve të tyre, të vrarë në krye të detyrës. Në rolin e të paditurit në këtë kërkesë është Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut pranë Këshillit të Ministrave. Kërkohet shfuqizimi i vendimit nr. 540 dhe 541, datë 10.12.2011 të palës së paditur. Kërkohet detyrimi i të paditurit të njohë statusin Dëshmor i Atdheut të të ndjerëve Shkëlzen Xhemal Dobrushi dhe Ramadan Sadik Hilaj, të rënë në krye të detyrës si punonjës rendi, thuhet në objektin e kërkesë-padisë. Referuar përmbajtjes së padisë, mësohet se dy të vejat i kanë paraqitur kërkesë Këshillit të Qarkut Kukës për shpalljen dëshmorë të bashkëshortëve të tyre. Më 5 tetor 2010, ky këshill ka vendosur propozimin e shpalljes dhe njohjes së statusit të dëshmorit për Dobrushin dhe Hilën. Ky propozim, së bashku me gjithë dokumentacionin përkatës ligjor, i është drejtuar palës së paditur, e cila, me vendimet e saj nr. 540 dhe 541, datë 20 dhjetor 2011, ka vendosur mospranimin e kërkesës. Këto dy vendime janë të padrejta dhe të pambështetura në ligj dhe, si të tilla, kërkojmë që të shfuqizohen. Kërkojmë shpalljen Dëshmorë të Atdheut për Shkëlzen Dobrushin dhe Ramadan Hilën, thuhej në kërkesë-padi. Në vijim, paditëset paraqisnin një sërë arsyesh përse duhet të pranohej kërkesa e tyre. Ndër të tjera ato e konsideronin të provuar faktin se bashkëshortët e tyre janë vrarë në krye të detyrës dhe se shteti shqiptar dhe strukturat e tij u bënë bashkëshortëve të tyre një nderim maksimal në ceremoninë e përcjelljes në banesën e fundit.
STATUSI
Pas mbetjes pa kryefamiljarë, familjet Dobrushi dhe Hila, me shtatë fëmijë në total, janë hasur me vështirësi të forta ekonomike. Herë pas here ato janë bërë personazhe të trajtesave mediatike mbi vështirësitë e tyre në përballimin e jetesës apo mungesës së strehimit. Në të tilla kushte, ato i kanë varur shpresat te Gjykata e Tiranës në përfitimin e statusit Dëshmor i Atdheut për bashkëshortët e tyre. Ne nenin 13 të ligjit për statusin e dëshmorit të atdheut thuhet: Familjet e dëshmorëve të atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor. Kriteret dhe masa e shpërblimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave. Referuar këtij neni, shpërblimi u jepet familjarëve që, sipas ligjit, janë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut. Ndërsa në nenin 19 thuhet se pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve, kur kanë statusin i pastrehë dhe i papunë, u sigurohet përparësi për strehim e punësim nga organet e pushtetit vendor.

Problemet
Familjet e dy efektivëve të Policisë së Kukësit, të cilët u vranë në krye të detyrës nga Afrim Hasanaj në mars të vitit 2009, kanë nevojë të menjëhershme për mbështetje nga shteti dhe për të vënë në zbatim të drejtën që u jep ligji për shpalljen dëshmorë të punonjësve të rendit që bien në detyrë. Pas vrasjes së dy inspektorëve, të afërmit e tyre ndodhen në vështirësi ekonomike dhe në nevoje për ndihmë.

Padia e plotë e dy grave
Ne, paditëset, jemi gratë e dy punonjësve të Policisë së Shtetit, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, të vrarë në krye të detyrës në datën 23 mars 2009, në vendin e quajtur fshati Shëmri, komuna Mal-Zi në rrethin e Kukësit, nga krimineli Afrim Hasanaj, i cili aktualisht vuan për këtë shkak dënimin me burg të përjetshëm.
Në zbatim të ligjit 8607, datë 27.4.2000, Statusi Dëshmor i Atdheut dhe akteve nënligjore në fuqi, kemi paraqitur kërkesë pranë Këshillit të Qarkut Kukës për shpalljen dëshmorë të bashkëshortëve tanë.
Nga ana e këtij këshilli është marrë vendimi nr. 3, datë 5.10.2010, për propozimin e shpalljes dhe njohjes së statusit dëshmor për Shkëlzen Dobrushin dhe Ramazan Hilën.
Ky propozim, së bashku me gjithë dokumentacionin përkatës ligjor, i është drejtuar palës së paditur, e cila, me vendimet e saj nr. 540 dhe 541, datë 20 dhjetor 2011, ka vendosur mospranimin e kërkesës.
Këto dy vendime janë të padrejta dhe të pambështetura në ligj dhe, si të tilla, kërkojmë që të shfuqizohen. Kërkojmë shpalljen Dëshmorë të Atdheut për Shkëlzen Dobrushin dhe Ramadan Hilën, për këto arsye:
Së pari, nga pala e paditur nuk është paraqitur asnjë argument për mospranimin e kërkesës.
Së dyti, nga të gjitha provat e paraqitura faktohet fakti se inspektorët e Policisë, Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrushi, u vranë në krye të detyrës duke ruajtur rendin dhe qetësinë publike, si dhe jetën e qytetarëve nga një kriminel i rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Së treti, vërtetohet katërcipërisht se shteti shqiptar dhe strukturat e tij u bënë bashkëshortëve tanë një nderim maksimal në ceremoninë e përcjelljes në banesën e fundit dhe më pas.

Vendimi i Krimeve të Rënda: Si ndodhi ngjarja
Gjykata: Burg përjetë autorit, konflikt për detyrën me policët

Afrim Hasani

TIRANE Konflikti i krijuar me punonjësit e Policisë dhe kallëzimi i bërë nga Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj në Prokurori, ka qenë motivi i vetëm që e ka shtyrë të pandehurin Afrim Hasani të kryente aktin kriminal të 23 marsit 2009. Duke e motivuar në këtë formë, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dënimin me burg përjetë për Afrim Hasanin në dhjetor të vitit 2009. Kërkesa e Prokurorisë u miratua nga trupa gjykuese që shqyrtoi dosjen në ngarkim të Hasanit më 17 dhjetor 2009. Por cilat ishin rrethanat që e çuan të dënuarin Afrim Hasani në aktin kriminal? Referuar vendimit të fajësisë ndaj tij, gjithçka ka nisur më 16 mars të vitit 2009, në fshatin Shëmri të rrethit të Kukësit. Në këtë datë, Afrim Hasani shkaktoi disa dëme materiale në një lokal të fshatit Shëmri vetëm pse e zonja e lokalit i kishte thënë se ishin mbyllur dhe nuk shërbenin. Në moment, i pandehuri, pa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›