Aksident në Korçë, 1 i vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Boboshticë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Ersekës ku automjeti me targë AA 922 CA me të cilin udhëtonin tre persona është goditur nga një tjetër automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë,
Pas përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Renaldo Beqiraj, ndërsa janë plagosur rëndë bashkëshortja e Suela Memetllari dhe kunata e tij, Xhina Memetllari. Ato janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tjetër Martin Berlati 24 vjeç për të sqaruar shkaqet e aksidentit.