E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 5 të rinjve, Thaçi mesazh ngushëllimi Gruevskit

PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut maqedonas, Nikolla Gruevski, me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve të Maqedonisë.

"Kemi besim të plotë që ky akt, sado i rëndë dhe kriminal, do të përballohet me ndjenjën e përmbajtjes, të maturisë dhe të ruajtjes së klimës ndëretnike në Republikën e Maqedonisë. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjitha institucioneve të Maqedonisë dhe familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta", thuhet mes të tjerash në telegramin e kryeministrit Thaçi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›