E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë e qytetit të Fierit, modele të suksesit në karrierë, intelektuale, mjeke, mësuese, emra të njohur në art e kulturë, nëna dhe familjare, mirëpritën sot Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në vijim të turit Gratë për Gratë.

 

Ne ia dalim me këtë mesazh, me qindra gra të Fierit, organizuan një pritje madhështore, me elementë spektakli  në mjediset e  Teatrit Bylis .

Në hapje të aktivitetetit, Kryetares së Kuvendit, iu urua mirëseardhja nga gratë firake, të cilat kanë qenë të përzgjedhurat e fushatës kombëtare në mbrojtje të grave,  për të dytën herë, në periudhë të shkurtër kohore.
 
Kryetarja e Kuvendit, duke shprehur një falenderim për mikëpritjen dhe vlerësim të vecantë për gratë fierake, u shreh :

Ndihem mirë kur shoh përreth gra, nëna që janë shtyllat e familjes së tyre, nëna krenare për fëmijët e tyre, gra që përpiqen me kurajo e vështirësitë e jetës.
Ndihem mirë për këto zonja që kanë punuar me vullnet në profesionet e tyre, të reja me ëndrra në karrierën e tyre.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se gratë kanë kontribut të jashtëzakonshëm në ndryshimin e mentalitetit të shoqërisë, dhe në fitimin e sfidave të vështira gjatë këtyre viteve në Shqipëri.

Duke shpjeguar filozofinë e ndryshimit, ecurine e zbatimit të reformave, Kryetarja e Kuvendit tha se  kushdo që mund të ketë dyshimin më të vogël ndaj  një realiteti të tillë, pergjigjen e gjen tek firmosja e kontrates me BE, në pranimin e përfitimit të sfidës së mijëvjecarit
 
Pjesëmarrëset në takim e vlerësuan Kryetaren e Kuvendit si promotore të lëvizjes në mbrojtje të të dretave të grave, në tërë Shqipërinë.
 
Ne shohim te Ju zonja Kryetare, modelin e gruas të arrirë, që ia del mbanë cdo pune, në sajë të zemrës dhe mendjes së saj.- u shpreh zonja Arieta Cumani, një menaxhere  e njohur biznesi në qytetin e Fierit.
 
* Ne ju vlerësojmë Ju , Kryetare e Kuvendit vecanërisht për angazhimin  tuaj në mbrojtje të të drejtave të grave dhe mbështetjen që po i jepni rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe vendim-marrje*- vlerësoi avokatja Vasilika Hysi.
 
Ne besojmë se shoqëria do të funskionojë më drejt dhe do të ketë të ardhme më të sigurt, nëse gratë do të kenë më shumë hapësirë në jetën publike dhe politike.

 
Për mësuesen Sofika Dhimo, gratë firake,  ishin simbol i rezistencës ndaj diktaturës të egër komuniste.
Pa respektuar vuajtjet e së kaluarës, ne nuk mund të jetojmë të sigurt të ardhmen- u shpreh mësuesja, znj. Dhimo
Aktiviteti u përmbyll me një ekspozitë të punimeve artistike nga  të rejat e qytetit të Fierit.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›