Grate e veriut guxojne Rriten rastet e denoncimit te dhunes ne familje

Dhuna ne familje eshte nje dukuri prezente ne mbare Shqiperine. Edhe Shkodra nuk i ka shpetuar ndikimit negativ te saj. Shpesh here grate femijet dhe te moshuarit jane te rrezikuar pikerisht aty ku duhet te jene me te mbrojtur aty ku presin siguri dashuri dhe mbeshtetje ne familje. Realiteti deshmon here pas here te kunderten. Ne qendrat e rehabilitimit pothuajse cdo dite paraqiten per denoncim gra te dhunuara nga zonat rurale por edhe nga qyteti. Ato kerkojne ndihmen e punonjesve sociale dhe psikologeve te qendres per te dale nga cikli i dhunes qe ushtrohet ndaj tyre brenda familjes.
Dhuna ka disa fytyra - jo vetem ate fizike
Nje grua e dhunuar qe do te mbese anonime shprehet Kam ardhe ketu me ju drejtu ju. Kam nje burre qe pothuajse me dhunon gjithe diten. Deshira e tij eshte me pas vetem djem. Ndaj meje ushtrohet dhune dhe nje tutele e vazhdueshme. Jam tane kohen nen kontroll. Nuk e duroj ma. Nuk e duroj ma....
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qendrat e rehabilitimit japin ndihmen e pare per grate e dhunuara
Punonjesja sociale Luljeta Alibali i jep ndihmen e pare duke u shprehur se asgje nuk paragjykohet ne kete qender. Ajo pohon se dhuna qe ushtrohet ndaj grave brenda familjes eshte e formave te ndryshme dhe thuajse ne cdo rast grate qe paraqiten per denoncim jane ne gjendje te deshperuar. Dhuna eshte e te gjitha niveleve. Dhune fizike psikologjike e seksuale. Ne te shumten e rasteve ato kane shenja. Ndaj puna e pare qe behet eshte mbeshtetja emocionale. Nderkohe qe punohet me gruan qe ti jepet nje zgjidhje per situaten e saj qe eshte shume e veshtire. Ka raste qe duhet te denoncojne dhunen dhe qendra jone i mbeshtet ato deri ne prokurori gjykate e permbarim per zbatimin e vendimit.
rrenjosja e mentalitetit te dhunshem kerkon bashkepunim te disa faktoreve
Ndersa drejtuesja e qendres se gruas Hapat e Lehte Alketa Leskaj thote se sherbimi antidhune eshte inicuar ne fillim te vitit 2010 si nevoje per t i ardhur ne ndihme nje numri ne rritje te grave qe paraqiten me shenja te dukshme te dhunes dhe qe kerkojne ndihme. Keshtu punohet ne nivel individual per zgjidhjen e rasteve emergjente te grave ne nevoje duke mos lene pas dore nivelin politik punen me institucionet duke bere nderhyrje sipas ligjeve ne fuqi per te crrenjosur mentalitetin e dhunshem qe ekziston ne qytetin e Shkodres ne periferi te tij e ne te gjithe zonen e veriut.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Shkodra
Sipas juristes Denada Shpuza shumica e grave qe pesojne dhune nuk raportojne per arsye te ndryshme. Gjykata e Shkodres ka dhene vetem 5 vendime gjyqesore persa i perket rasteve te dhunes ne familje. Denoncimet jane te shumta shpesh here mbesin ne polici shpesh here viktima terhiqet .
Punonjeset sociale te antidhunes shprehen se dhuna ne familje ka nje kosto sociale dhe ekonomike per vete shtetin ndaj nevojiten masa me efikase per parandalimin e ketij krimi duke mos e lene vetem ne dore te organizatave joqeveritare. Gjithashtu sipas tyre eshte e nevojshme te punohet per te ndryshuar mentalitetin e shoqerise dhe te vete strukturave qe zbatojne ligjin.
Autor Leka Plani
Redaktoi Lindita Arapi