Rolling nisët për në rrugë

Pas suksesit të festivalit në Prishtinë, Rolling Film Festival niset për në rrugë. Të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi që të marrin pjesë në festivalin në Prishtinë do të kenë shans që të përjetojnë filmat, kulturën dhe muzikën rome në një nga gjashtë qytetet të cilat “Rolling” do t’i vizitojë.
“Njerëzit kanë ardhë në festival e tash është koha që festivalin ta dërgojmë tek njerëzit”, tha Charlotte Bohl, menaxhere e projektit RFF. Duke filluar nga 21 marsi, Peja, Gjakova, Prizreni, Kamenica, Graçanica dhe Mitrovica do të jenë nikoqire të shfaqjes së filmave gjatë mbrëmjes nëpër teatro dhe shtëpi të kulturës ku gjithsecili është i ftuar të marrë pjesë (hyrja pa pagesë).
Rolling Film Festival gjithashtu do të mbajë programin e tij shkollor “Rolling në Shkollë”. Nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësi të shikojnë një program të veçantë dhe me metoda të edukimit joformal, do të diskutojnë problemet si racizmi, të drejtat e njeriut si dhe për komunitetin rom në përgjithësi.
“Rolling në Rrugë” fillon me 21 mars në Pejë me filmin “Virtuozën nga askund” në Teatrin e Pejës në ora 18:00.