E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo ndodh vetem ne Lajpcig

Thone se suksesi i nje autori kuptohet nga librat e vjedhur ne panair. Nje ngushellim i vogel ky ndoshta per botuesin e Onufrit i cili mbeti paksa i habitur te dielen ne mengjes kur konstatoi se gjysma e librave te tij ishin zhdukur. Nga kompleti i shtrenjte me veprat e Martin Camajt mungonin vellimet gjashte dhe kater. Edhe disa nga librat me te fundit te Ismail Kadarese dhe Statutet e Shkodres e kishin nderruar pronesine gjate nates.

Por edhe me keto humbje ose edhe per shkak te tyre Hudhri thote se ka mbetur i kenaqur. Per mua qe merrem vecanerisht me letersine shqipe eshte dicka e vecante qe u prezantuam ne kete panair kaq te rendesishem te botes. Ne keshtu u japim shans te huajve te njohin jo vetem letersine por edhe prodhimin libror shqiptar thote Hudhri i cili nuk e fsheh krenarine qe ka dy emra te spikatur ne katalogun e tij Ismail Kadarene dhe Martin Camajn. Sidomos me gezon fakti qe po e prezantoj vepren e plote te Camajt pikerisht ne ate vend ku ai ka kaluar pjesen me te rendesishme te jetes se tij. Krahas Onufrit ne panair kishin ardhur edhe Ombra Fan Noli e Dituria.

Interes per letraret e rinj

Por lexuesit gjermanishtfoles jane te interesuar edhe per letrare te rinj nga vendi i Kadarese. Kjo u pa tek degjuesit e shumte qe kishin ardhur ne te gjitha aktivitet e shqiptareve. E ato ishin te shumta dhe te larmishme Qysh ne diten e pare Ardian Klosi e Petrit Ymeri i njohen gjermanet me disa nga protagonistet kryesore te skenes se sotme letrare Ledia Dushi Luljeta Lleshanaku Agron Tufa si edhe Albana Shala e cila per librin e saj te pare Papa Dixhital ne vitin 2009 u shpall fituese e cmimit Migjeni.Me pas u prezantua edicioni i dyte i antologjise shumegjuheshe me titullin Grenzverkehr Qarkullim nderkufitar ku Agron Tufa dhe kolegu i tij maqedonas Nikola Maxhirov treguan kendveshtrimet e tyre per Vjenen. Ledia Dushi dhe dy kolege poetesha Stanka Hrastelj nga Sllovenia dhe Jelena Nelevic nga Mali i Zi te shtunen iu pergjigjen pyetjeve provokuese te kolegut te tyre mashkullor poetit gjerman Hans Thill per dallimet gjinore dhe etnike ne poezi ndersa Ervin Hatibi dhe malazezi Vladimir Vojinovic ne nje diskutim me kritiken gjermane Christine Loetscher provuan ti pershkruanin sfidat e globalizimit jashte prizmit eurocentrik.

Improvizime muzikore

Ne keto kater dite Lajpcigu ishte pushtuar nga lexuesit shume prej te cileve treguan nje interes te jashtezakonshem ndaj letersise ballkanike. Kjo u pa serish ne sallen e stermbushur te ish-kinemase se vjeter UT Connewitz ku u zhvilluan mbremjet me titullin Der Balkan rockt. Ndryshe nga vitet e meparshme ky aktivitet kete vit ishte shtrire ne dy nete. Gjate mbremjeve kateroreshe u prezantuan autore nga shume vende te ndryshme te Ballkanit. Luljeta Lleshanaku lexoi poezi nga libri i saj Femijet e Natyres Ombra qe eshte botuar ne gjermanisht me te njejtin emer ne edicionin Korrespondenzen. Me poezi u prezantuan edhe Agron Tufa dhe Albana Shala ndersa Ardian Kycyku lexoi nje tregim me titullin Grepi nga edicioni aktual i vellimit horen me titullin Guximi per te kujtuar Nje projekt i institutit Goethe.

Ndermjet leximeve diskutimeve dhe filmave kishte disa intermexo muzikore nga grupi shqiptar Akkustika. Salla e kinemase sidomos diten e shtune ishte aq plot saqe nja 30 a 40 te tjere ishin te gatshem te duronin temperaturat dimerore dhe te rrinin me ore te tera para portes me shpresen se do te lirohej ndonje vend. Nje shans i mire ky per kengetaren shqiptare Juli Ndoci dhe bashkevendesen e saj poeteshen Ledia Dushi per tu mesuar lajpcigasve disa kenge shkodrane. Kjo i beri qe disa vizitore qe te rrinin aty edhe kur te lirohej vendi.

Fillese e nje dialogu

Por improvizim pati edhe brenda kur grupi nga Shqiperia Akkustika dhe flautistin serb Bora Dugic interpretuan nje kenge nga Kosova. Nje kombinim qe e preku poetin nga Sarajeva Mile Stoic Takime te tilla ndodhin vetem ne Lajpcig tha ai. Kete konstatim e kishte bere ne te njejtin vend nje dite me pare publicisti dhe shkrimtari serb Sasha Ilic kur u be prezantimi i antologjise me autore shqiptare ne gjuhen serbe Nga Prishtina me dashuri dhe simotres me autore serbe ne gjuhen shqipe nga Nga Beogradi me dashuri.

Dy antologjite qe synojne te nxisin dialogun ndermjet dy letersive fqinje do te prezantohen ne ditet e ardhshme ne Prishtine e Beograd. Ilic dhe partneri i tij kosovar Jeton Neziraj kane vendosur qe librat ti shperndajne neper sa me shume politikane. Se si do te reagojne ata ndaj letersise se vendit fqinj kjo nuk dihet. Por se si do te reagoje lexuesi serb kjo mund te llogaritet po te nisemi nga aksioma e vjeter e botuesve se suksesi shihet nga numri i vjedhjeve ne panair. Atehere te pakten per autoret shqiptare mund te thuhet se shenjat jane te mira

Ne diten e fundit te panairit ne stenden e botuesit te antologjise rrjetit Traduki nuk gjeje asnje kopje te antologjise kosovare ne gjuhen serbe.

Autori Anila Shuka

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›