E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bryan Adams i shtohet Walk of Fame

Bryan Adams ka tashmë yllin e tij në bulevardin e të famshmëve (Walk of Fame) në Hollywood.

Ky është ylli numër 2435 në Walk of  Fame të Los Angeles.

“Mbaj mend që kam ardhur në Hollywood në moshën 16-vjeçare dhe i admiroja yjet e bulevardit”, deklaroi këngëtari 51-vjeçar.

“Është një nder i madh për mua të jem pjesë e kësaj rruge”, shtoi kanadezi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›