Grate ne feste. Tirane dreka dhe dhurata
Lule dhe urimet kanë qënë simboli i ditës ndërkombëtare të gruas. Edhe këtë 8 mars, femrat shqiptare kane zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet, për të treguar se kjo është dita tyre. Buqetat me lule dhe urimet për njëra-tjetrën, kanë krijuar një atmosfere festive në Tiranë, duke e kthyer 8 marsin në një ditë të rëndësishme, jo vetëm për të protestuar por edhe për të festuar.
Por në këtë ditë mesazhet, urimet për gratë vijnë, edhe nga meshkujt. Madje shumë prej tyre kanë vrapuar për të përgatitur edhe dhuratat, për të përcjellë mesazhin se ato janë të rëndësishme në shoqëri.
Idea për të pasur një ditë ndërkombëtare të gruas u vu në zbatim në fillim të shekullit 20 me nisjen e ekspansionit industrial, që çoi në protesta masive në lidhje me kushtet e punës. Sipas legjendave urbane, gra të një fabrike tekstilesh organizuan një protestë të tillë në 8 Mars të vitit 1857. Ato protestonin për kushtet e vështira të punës. Më tej në vitin 1911, 140 gratë e djegura në një fabrikë në Nju Jork, do të përforconin ngjyrimin e kësaj dite, duke e kthyer 8 marsin në nje datë të rendësishsme me simbolike femerore.
Edlira Sulejmani