Gratë në politikë, OSBE: Partitë të punojnë më shumë
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Volfart ka theksuar sot se prioritet i OSBE mbetet promovimi i barazisë gjinore në Shqipëri, e për këtë ka theksuar domosdoshmërinë e rritjes së pjesëmarrjes së gruas në politike.
Deklarata është bërë gjatë një tryeze të organizuara nga OSBE për pjesëmarrjen e grave në politikë.
Sipas Volfart, numri i grave në kryesitë e partive politike është ende i vogël dhe kjo situatë duhet të gjejë zgjidhje.
Duhet të shohim që një retorikë e tillë të mbështetet nga veprime bindëse. Partitë politike duhet të punojnë shumë më shumë për këtë- tha ai.