E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re, Samaras në mesditë te Papulias

ATHINE- Lideri i Demokracisë së Re (ND), Antonis Samaras do të pritet në  mesditë nga presidenti i Republikës, Karolos Papulias për të marrë mandatin për krijimin e qeverisë.

Samaras, menjëherë pas shpalljes  fitues i zgjedhjeve deklaroi se është e nevojshme që vendi të ketë sa më parë qeveri.

Ai përcaktoi objektivat e tij, që janë në funksion të qëndrimit të vendit në euro, ndërsa shtoi se do të punojmë bashkë me partnerët tanë europianë për tu shtuar detyrimeve tona politikat e nevojshme për zhvillimin dhe luftimin e papunësisë.

Samaras ftoi gjithë forcat politike që pajtohen me këto objektiva që marrin pjesë në krijimin e qeverisë së shpëtimit kombëtar.

Samaras pati mbrëmjen e të dielës një bisedë telefonike me Aleksis Tsipras, i cili e uroi për fitoren dhe i tha se duhet të krijohet qeveri.

Gjithsesi, kur  Samaras u pyet nëse Tsipras do të jetë në opozitë, ai u përgjigj padyshim.

Përkundrazi, siç bëhej me dije nga burime brenda ND, më pranë objektivave të Samaras janë PASOK dhe e Majta Demokratike.

Në kuadër të mandatit për formimin e qeverisë, Samaras do të ketë diskutime me liderët politikë, në përpjekje për ta krijuar qeverinë ndoshta dhe brenda ditës së hënë

Urime nga Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i telefonoi liderit Antonis Samaras për ti uruar fitoren në zgjedhjet e së dielës.

Sipas njoftimit për shtyp,  Merkel shprehu gjatë bisedës bindjen se Greqia do të respektojë angazhimet e saj europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›