E Diel, 1 Nëntor 2026

Grate ne politike Topi Grate ne parlament po sillen si burra

Presidenti kritikon rolin e grave ne politike duke theksuar se nuk bejne diferencim nga perfaqesimi mashkullor. OSBE-ja kerkon forcimin e rolit te grave ne shoqeri si tregues per proceset integruese.

TIRAN - Partite politike kane marre dje kritiken e radhes per mungesen e grave ne politike. Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe kreu i prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart shprehen pakenaqesite e tyre ne lidhje numrin e pjesemarrjes se grave ne politike.
Dy personalitetet kerkuan nga politika rritjen e rolit te kesaj shtrese ne shoqeri si tregues i procesit integrues te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Gjate fjales se mbajtur ne kete takim Presidenti Topi pohoi se rritja e pranise se grave ne vendimmarrje kerkon edhe nje reflektim pozitiv te vete grave dhe strukturave te tyre perfaqesuese ne partite politike ne parlament dhe ne forumet e tyre.
Kur ne vitin 2009 ne patem nje rritje te numrit te grave deputete te gjithe pritem e besuam ne nje rol te tyre aktiv ne uljen e konfliktualiteti politik rritjen e shanseve per dialog dhe krijimin e nje klime me bashkepunuese politike. Fatkeqesisht bilanci i deritanishem ka qene gati zhgenjyes. Nga tonet e deklarimeve sjellja politike retorika parlamentare apo nga konceptet e perfaqesimit nuk kemi pare ende nje diference pozitive midis perfaqesimit mashkullor dhe femeror parlamentar - shprehu shqetesimin Presidenti i Republikes.

Ai nenvizoi si te nevojshme ndryshimin e situates. Sipas tij grate politikane duhet te jene shembull per shoqerine te sherbejne si katalizator per rritjen e natyrshme te perfaqesimit cilesor e sasior te grave jo te jene statike apo akoma me tej te jene imituese e sjelljeve tradicionale parlamentare apo pengese per vete promovimin e grave ne karriere politike.
Ky eshte nje drejtim per te cilin ju keni ende nje rol thelbesor dhe ne permbushjen e te cilit keni e do te keni edhe me tej mbeshtetjen time dhe besoj te shumices qytetare ne kete vend - nenvizoi kreu i shtetit.

Per te rritur perfaqesimin e grave ne politike Presidenti propozon ndryshime ne ligj per ta bere te detyrueshme kuoten qe duhet te kete cdo parti.
Ndoshta per kete do te duhet te kete permiresime te reja ligjore per te mos lejuar dy standarde kandidim pa kritere per zgjedhjet mazhoritare dhe kandidim me kuota te detyrueshme per listat proporcionale. Dhe per me teper per te korrigjuar legjislacionin ne ato nene ku sanksionohen kuota te detyrueshme kandidimi jo kuota te detyrueshme perfaqesimi ne listat fituese - argumentoi Bamir Topi.

Ndersa ambasadorit i OSBE-se ne Tirane vuri theksin tek rendesia e pjesemarrjes se grave ne proceset zgjedhore dhe e rritjes se numrit te tyre ne politike cka do te duhet te tregohet edhe tani ne zgjedhjet e aferta lokale.
Nismat per forcimin e rolit te grave ne shoqeri jane tregues per proceset integruese te Shqiperise ne familjen evropiane dhe percaktues ne permiresimin e cilesise se qeverisjes dhe forcimin e shtetit te se drejtes - nenvizoi Eugen Volfart.

Kontrasti
Kontrasti eshte i dukshem sidomos ne kandidimin nominal per kryetare njesie. Numri i kandidateve femra eshte fare minimal. Kjo do te thote se partite ende nuk e kane shnderruar ne kulture sjelljeje barazine dhe perfaqesimin gjinor ende grate shihen kandidate jo te sigurta ne nje mjedis politik agresiv ku fatkeqesisht jo gjithnje votohet per programet dhe vlerat e kandidateve - deklaroi Topi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›