Tirane grabitesit dogjen dy makina per te fshehur gjurmet

Grabitesit e ciftit te tregtareve te enjten ne mbremje kane djegur dy makina ne tentative e siper per te zhdukur cdo gjurme te tyren. Makina e pare qe eshte djegur prej tyre eshte ajo qe iu mor me dhune dy tregtareve ndersa mjetin tjeter e kishin blere ne nje pike varrezash makinash. Te dyja keto makina jane perdorur ne grabitjen e parave te tregtareve Ramazan Dona dhe Edmonda Hoxha.
Nje dite pas ngjarjes policia ka bere rillogaritjen e parave dhe sendeve te vjedhura dhe ne perfundim shuma totale ka rezultuar rreth kater milione leke te reja. Sipas policise 2.5 milione ishin para ndersa pjesa tjeter mallra si karta rimbushese te nje televizioni dixhital dhe kabllor ne Tirane. Por vec dy mjeteve te gjetura te djegura ne afersi te fshatit Farke te Tiranes policia gjeti dhe sekuestroi edhe nje automjet tjeter te markes Mercedez-Benz qe mesohet se ishte grabitur nga dy autoret e bastisjes se tregtareve. Ai eshte gjetur nga policia rreth dy kilometra larg vendi.
Burimet e policise pohuan se makina eshte gjendur shume pak kohe pas ngjarjes dhe nga kjo ngrihen dyshimet qe grabitesit jane larguar me nje mjet tjeter.
Ende nuk dihet se perse u braktis automjeti nga autoret e grabitjes por burimet thane se ndjekja e kryer nga efektivet e RENA-s mendohet se detyroi autoret te braktisnin veturen e sapo grabitur. Nje tjeter dyshim i hetuesve mbi braktisjen e mjetit ishte se ai mund te ishte perdorur perkohesisht nga autoret per te shperqendruar hetuesit ne ndjekjen e tyre. Burimet e policise thane se parate ishin terhequr nga tregtaret Ramazan Dona dhe Edmonda Hoxha paraditen e se enjtes per qellimet e tyre te biznesit.
Ata u sulmuan pasditen e te enjtes kur ata po largoheshin nga dyqani per te vazhduar jeten e tyre pas punes. Pas njoftimit te policise mbi gjetjen e vetures se pare Mercedez-Benz 250 me targa te Tiranes efektivet blu u njoftuan edhe per nje mjet tjeter te gjetur ne afersi te fshatit Farke te Tiranes. Kete here makina ishte e djegur. Sipas policise vetura ishte e markes Volksvagen Golf me targa te Tiranes qe iu ishte grabitur dy tregtareve. Me pas ne nje distance jo shume te larget eshte gjetur gjysme e djegur edhe nje autoveture e markes Opel Corsa me targa italiane.
Nese mjeti i pare qe iu ishte grabitur tregtareve ishte djegur teresisht vetura Opel ishte djegur pjeserisht vetem ne pjesen e brendshme te saj. Specialistet e hetimit te grabitjeve gjeten dhe administruan ne cilesine e proves nje pale doreza leshi te djegura nje bidon plastik benzine te djegur pjeserisht si dhe disa objekte te tjera. Ne te dy rastet burimet e zyres se hetimit te grabitjeve policise thane se ekspertet nuk kishin gjetur gjurme gishterinjsh apo gjurme biologjike qe mund te conin ata drejt verifikimit te tyre.
Grabitesit u informuan per dy tregtaret
Dyshimet e hetuesve ne lidhje me grabitjen e tregtareve jane se ngjarja mund te jete organizuar nga persona te njohur te te demtuarve te cilet kane pasur dijeni mbi terheqjen e parave ne banke dhe me pas per drejtimin e levizjes se Ramazan Danes dhe Edmonda Hoxhes. Hetuesit thane se nga menyra e realizimit te krimit dyshohet se autoret jane informuar nga njerez te brendshem te dy te demtuarve.
Verifikimet dhe dyshimet e policise jane drejtuar mbi persona te afert te te demtuarve per te mesuar se kush nga ata ka pasur dijeni mbi levizjen e parave. Gjate mbremjes se te enjtes vone dhe gjate dites se djeshme policia shoqeroi nje numer te konsiderueshem personash me banim ne zonen prane vendit ku u gjeten veturat e djegura por me pas ata u lane te lire pas marrjes ne pyetje te tyre nga specialistet e zyres se hetimit te vrasjeve.