Përmet, vetëvritet 17-vjeçarja, dyshohet për depresion
Një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bual të Përmetit ku 17-vjeçarja E.F ka qëlluar veten me çifte.
Menjëherë ajo është dërguar në spitalin e Përmetit dhe më pas është dërguar me helicopter në Spitalin Ushtarak por nuk ka mundur të jetojë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas policisë dyshohet shkak për vetëvrasjen e 17-vjeçares është bërë depresioni por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.