E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Fitova në Tiranë edhe pse me 10 vota

TIRANË- Kreu Socialist dhe njëkohësisht kandidati i PS në zgjedhjet e 8 majit Edi Rama ka pranuar fitoren e tij në krye të bashkisë së Tiranës me rezultat të ngushtë prej 10 votash kundrejt kandidatit rival Lulzim Basha.

Në një konferencë për mediat pas shpalljes së rezultatit të certifikuar nga KZAZ numër 49 dhe që pritet të marrë konfirmimin zyrtar nesër nga KQZ, Rama deklaroi se ndjen peshën e borxhit kundrejt cdo shqiptari.

“Kjo nuk është fitorja ime e parë, por më shumë se asnjëherë si sot se ndjej peshën e borxhit ndaj cdo shqipëtari. Nuk gjej dot fjalë pë ata që luftuan bashkë me mua dhe fituan dhe për mua. U them të gjithëve ju dua më gjithë përulësinë e zemrës. Për mua ishin vetëm 10 vota, por për të gjithë ata që luftuan me mua ishte nota 10”.

Kreu aktual i bashkisë së kryeqytetit deklaroi se koalicioni i majtë u provua më i fortë se fuqia që i’u vu përballë.
“Pra, ëndrra vazhdon. Fuqia e ëndrrës që na frymëzoi u provua, si e gjithë fuqia që na u vu përballë. Fuqia e njerëzve të zakonshëm u provua më e madhe se e gjithë pushteti më i frikshmëm, fuqi e “Aleancës tonë për të Ardhmen” u provua se çdo forcë e së shkuarës”,- nënvizoi Rama.

Ndërkohë Rama ia ka dedikuar fitoren familjes së tij, familjarëve të 21 janarit, mbështetësve si dhe ambasadorëve të huaj të cilët asistuan në procesin e numërimit të votave.
“Nuk kam fjalë. Më lejoni ti kushtoj fitoren familjes time të mrekullueshme. nënës, gruas, dy fimijëve të mi dhe cdo familjeje të zakonshme të vendit që vuan. Më lejoni të përqafoj nga larg jetimët e 21 janarit. Faleminderit me zemër komunitetit ndërkombëtar, ambasadorit të SHBA, ambasadorit të BE, ambasadorëve të mbretërisë së Holandës si dhe të misionit të OSBE ODHR që i qëndruan pranë shqipëtarëve në një udhëkryq, duke e ndihmuar në mbrotjen e votës së shqiptarëve. Nesër është dita për të vijuar falenderimet dhe reflektimet në fitoren më të madhe në oborrin e PS.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›