E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore 2011, BalkanWeb arrin shifra rekord

TIRANË- Edhe në këto zgjedhje faqja on line BalkanWeb u rikonfirmua sërish si faqe referimi për lexuesit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Duke filluar nga dita e zgjedhjeve 8 Maji deri në 13 Maj, BalkanWeb arriti një shifër prej 2 milion e 600 mijë vizitash, një rekord i paregjistruar ndonjëherë nga një faqe web-i shqiptare.

Falë pasqyrimit me anë të grafikëve dhe përditësimit në kohë reale të rezultateve zgjedhore, vetëm lajmi kryesor i BalkanWeb është lexuar 1 milion 300 mijë herë. Këto shifra tregojnë besimin në rritje për seriozitetin dhe shpejtësinë e informimit në kohë reale.

Falë organizimit të stafit teknik dhe të gazetarëve, u parashikua që faqja të përballonte këtë fluks të madh vizitash duke mos pasur asnjeher shkëputje dhe difekte ne transmetimin e tij 24 oresh.

Puna e pandalshme e stafit të BalkanWeb ka sjellë shifra të tilla rekord edhe në raste të tjera, si protestat e opozitës, ngjarjet e 21 Janarit e përmbytjet në Shkodër.

(m.Arapi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›