E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parrullat antishqiptare protestojne banoret e Fierit

Parrullat e shkruara përgjatë rrugës që të çon në Himarë si dhe brenda në qytet, ku Himara barazohet me Greqinë kanë shkaktuar reagimin e banorëve të Fierit të cilët kanë bërë thirrje që partitë politike të ulin flamujt e tyre dhe të mbrojnë flamurin shqitar dhe interesat kombëtare.

Protestuesit kanë theksuar se Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE ku do të jetë e barabartë me Greqinë.

"Këto parrulla gjithashtu kanë për qëllim të përçajnë popullin shqiptar që historikisht ka bashkëjetuar në harmoni me minoritetin grek. Të dashur bashkëatdhetarë, nëpërmjet kësaj proteste paqësore themi: Ndal provokimeve! Ndal përçarjes! Ndal urrejtjes! Ndal dhunës që kërkojnë të arrijnë qarqet nacionaliste greke"- tha Nimet Isufaj, kreu i PDIU-së në Fier.

Katër ditë më parë kjo rrugë ishte pushtuar nga parrullat kryesisht në gjuhën greke dhe flamuri grek ku Himara konsiderohej tokë helene si dhe fyhej me fjalë nga më banalet komuniteti çam në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›