E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate trojane, "piper" grek ne shfaqjen e italianeve

Nga Butrinti Bardhyl Bejko

Butrinti ka celur festivalin e dhjete te teatrove nderkombetare. Mbremja e se dieles, i takoi artisteve italiane qe te ngjiten ne skenen antike te paret, per te sjelle para publikut, tragjedine "Pasioni i grave trojane", te autorit te antikitetit grek, Euripidi. Po ndryshe nga teatrot klasike, qe kane sjelle ne skene vepren e plote me shume aktore, regjisori i njohur i Cantieri Teatral Koreja, ne Lece, solli ne nje variant teper origjinal ne "Butrint 2000", nje veper e cila dallonte nga nderthurja e lojes se aktoreve, me korin e kengeve ne sfond. Shfaqja e regjisoreve Antonio Pizzicato dhe Salvadore Tamacare, ishte e vecante, pasi ne skene u kombinua me se miri loja e aktoreve, muzika dhe kercimi, te shoqeruara nga arti i fjales, tragjizmi dhe dhimbja. Spektatoret e shumte kishin populluar ambientet ne mbremje, per te ndjekur shfaqjen. Plastika e shkrire me levizjet e aktoreve dhe jehona e kengeve te marra nga toka e Salentes ne Italine e Jugut, ku prej vitesh ka pasur nje emigracion grek, ka bere qe shfaqja te vleresohet si nje arritje e mrekullueshme.

Vetem kater aktore te padallueshme shume nga roli primar, pothuaj te gjitha kryesore dhe te vleresuara qe nga roli kryesor i Jakubes, kane bere qe shfaqja te ishte nje risi dhe te kapercente kornizat e nje tragjedie te dhene me mijera here, edhe per faktin se ishte nje kombinacion i shkelqyer i tradites se lashte me modernen dhe aktualitetin qe jetojme. Ky ka qene edhe synimi i drejtuesve te pjeses, te cilet kishin bere qe aktoret te komunikonin direkt me emocione tek shikuesit.

Ne diskutimin mes kritikeve te artit skenik, sipas tradites se krijuar prej 10 vitesh, pas shfaqjes u evidentuan risite qe solli ne festivalin nderkombetar te "Butrintit 2000", shfaqja e aktoreve italiane. Te gjithe ata qe diskutuan, evidentuan mesazhet historike dhe aktuale qe percolli ne skene kjo veper e njohur. Maks Velo, kritik i artit skenik, pjesemarres ne te gjitha edicionet qe nga viti i pare i festivalit, ne diskutimin e tij per shfaqjen e trupes italiane, nuk i kurseu vleresimet per lojen e aktoreve dhe gjetjen origjinale te regjisoreve. "Ne kete tragjedi qe sollen artistet italiane, eshte e dukshme lidhja mes historise se shkuar dhe aktualitetit, qe nga lindja e Krishtit, deri nga zbritja e kryqit", tha Velo.

Piro Shllaku, shkrimtar, e konsideroi shfaqjen nje spektakel te pasur qe karakterizohej nga distilimi i barabarte i elementeve te shfaqjes. "Binte ne sy elokuenca e lojes aktoriale, ku duket qartazi se mbi tragjedine e luajtur nga italianet eshte hedhur edhe pak "piper" grek", thote shkrimtari.

Stefan Cepaliku, dramaturg dhe kritik i artit skenik, e quajti shfaqjen e vene ne skene ne naten e pare nga italianet nje risi. "Vepra e Euripidit ishte sjelle prej tyre si nje variant origjinal, nje kombinim i shkelqyer i se kaluares se larget me te sotmen. Varianti italian ishte emocionues dhe kishte per qellim te sillte ne skene dhe tek shikuesit artin modern te kombinuar me artin e antikitetit", vlereson dramaturgu.

Aktorja italiane, Maria Rosaria Ponzeta, e cila ne perfundim te shfaqjes u takua e permalluar me artisten Margarita Xhepa, te ciles ne shenje mirenjohjeje i puthi doren, si dhe Silvia Ricciardelli, e Ninfa Giannuzzi, ia arriten te mbajne peshe, veshtrimet e atyre qe kishin mbushur shkallaret e gurta te teatrit antik te Butrintit. Margarita Xhepa e vleresoi vepren duke thene se kater aktore u sollen me elegance nga regjisori. "Pashe nje tragjedi te paharrueshme", thote Xhepa. E vleresuar nga kritika dhe vete aktoret e trupave te vendeve te tjera pjesemarrese, shfaqja e italianeve te Leces ia arriti te sjelle ne "Butrint 2000" nje vlere te vertete, e cila zgjoi interesimin e publikut dhe gjykimin e kritikes shqiptare dhe asaj te huaj, qe ishin te pranishem ne naten e pare te festivalit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›