E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i klubit Dimraj: Trajneri i huaj ka objektiv kualifikimin

Tirana eshte njohur me Stabekun, pretendohet nje rezultat pozitiv

Shefi i klubit "Tirana", Rauf Dimraj theksoi, se Tirana do te luaje per t'u kualifikuar ne raundin e trete te "Champions". Bardheblute ndodhen aktualisht ne fazen e fundit te pergatitjeve per ndeshjen e pare evropiane. Takimi i pare ndaj norvegjezeve, do te luhet neser ne "Qemal Stafa". Pervec fazes pergatitore qe zhvilloi ne Oher te Maqedonise, Tirana ne vigjilje te sfides se pare te "Champions" ka studiuar kundershtarit, nepermjet pamjeve filmike. Per "Koha Jone", shefi i klubit bardheblu thekson se Stabeku njihet mjaftueshem. "Ekipi yne, e njeh deri diku kundershtarin", - thote Dimraj. "Disa nga miqte tane kane sjelle kaseta filmike dhe ekipi ka pare ndeshjet e fundit te Stabekut. Do te perballemi me nje skuader te forte, por pavaresisht ketij fakti, fitorja do te jete synimi yne i vetem", - shprehet me tej ai. Tirana eshte sistemuar ne Linze, ne vigjilje te ndeshjes se radhes, nderkohe qe synimi eshte qe te arrihet kualifikimi, pasi sipas Dimrajt trajneri i huaj eshte ulur ne stolin i bardhebluve nuk eshte thjesht nje paraqitje dinjitoze, pasi per te arritur synimin jo me kot eshte ulur ne stol nje trajner me emer. "Ne synojme qe te kualifikohemi me tej, ne raundin e trete, - theksoi Dimraj - Tirana ka ulur ne stolin e saj nje trajner te huaj, qe do te kerkoje me tej kualifikimin. Ekipi gezon forme te mire para ndeshjes dhe ne besojme se mund te arrijme maksimumin dhe te kualifikohemi."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›