Elbasani, kerkese tjeter per ndryshimin e formules
Ne mbledhjen e djeshme qe organizoi FSHF, drejtuesit e ekipit te Elbasanit kane kerkuar serish qe te ndryshoje formula e Kategorise Superiore. Elbasani, Partizani, Lushnja dhe Bylisi rane ne nje kategori me poshte, por shpresojne qe me insistimin edhe te klubeve te tjera, te ndryshoje formula qe ata te rikthehen serish mes me te mirave. Ne mbledhjen e djeshme drejtuesit e Elbasanit kane kerkuar prej FSHF-se, qe te marre serish ne konsiderate kerkesen per te ndryshuar formulen, gje qe i takon Komitetit Ekzekutiv, ne FSHF. Ky i fundit do te mblidhet pak dite me vone dhe do te shqyrtoje nje kerkese te tille, e cila i intereson edhe Partizanit. Te kuqte kane nisur stervitje, ne vigjilje te kampionit te ri futbollistik dhe kane ende shprese, se mund te zgjerohet formula, per t'i rikthyer ne Superiore. Ne mbledhjen e fundit te FSHF-se, Komiteti Ekzekutiv nuk vendosi per te ndryshuar ose jo formulen, pasi u has ne mendime pro e kunder, dhe eshte lene qe ne nje mbledhje te radhes, e cila nuk eshte percaktuar ende se kur do te mbahet, te degjohen te gjithe drejtuesit e klubeve te Kategorise Superiore dhe te Kategorise se Pare. Aktualisht ne Kategorine Superiore marrin pjese 12 skuadra. Kerkesa e vazhdueshme e elbasanasve dhe e te kuqve te Partizanit, nuk ka marre deri tani asnje zgjidhje. Ne mbledhjen e djeshme drejtues te FSHF-se, jane pergjigjur se kjo eshte kompetence e Komitetit Ekzekutiv dhe kerkesa e fundit e Elbasanit, do te shqyrtohet ne mbledhjen e radhes.