E Diel, 1 Nëntor 2026

Udheheqja e Sirise nis dialogun kombetar - Opozita nuk merr pjese per shkak te dhunes

Imagjino nje dialog kombetar ne te cilin askush nuk shkon. Duke ndjekur kete parim opozitaret e Sirise refuzuan te shkojne ne bisedime me udheheqjen e vendit. Shume shpesh kjo udheheqje duke bere leshime te rreme ka gjetur rrugedaljet nga krizat e thella te Sirise. E megjithate forcat e rendit kane qelluar ndaj popullit te vet mbi 1.300 vete jane vrare sherbimi sekret ka arrestuar 12.000 siriane. Pavaresisht nga kjo shteti te dielen 10.7. me thirrjen e presidentit Asad nisi ate qe ai e quan dialogu kombetar mes qeverise dhe qytetareve. Ne syte e te ftuarve shumica pjesemarres te afert me shtetin kjo veprimtari sle asnje dyshim se ajo nenkupton nje bisede te komanduar nga lart poshte nen drejtimin e zevendesit te Asadit Faruk al-Shara. bdquoNe duam te hyjme ne nje dialog te gjere kombetar per te drejtuar kalimin e Sirise drejt nje shteti shumepartiak. Secili duhet te mund te marre pjese ne ndertimin e se ardhmes se kombit tone.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Farouk al-Sharaa

Levizja e protestes nuk beson ne premtimet boshe te regjimit te Asadit

Fjale te bukura qe ashtu si edhe Asadi shpesh here i ka perhapur pa i kthyer to ne vepra. Ndaj levizja mbarekombetare e protestes qe vazhdon te demonstroje qysh prej kater muajsh ne rruget e Sirise nuk beson me ne te tilla parrulla. Madje edhe nje nga te paktet te pavarur ne raundin e se dieles qe u transmetua drejtperdrejte ne televizion i kritikoi rrethanat e konferences Ky dialog eshte i papershtatshem ne nje kohe ne te cilen vazhdon te qellohet ndaj popullit ne Hama ne Homs apo ne vende te tjera.

Te premten e kaluar 8.7. ne Hama nje nga qendrat e protestes mese nje gjysme milioni njerez kerkuan rezimin e regjimit. Ambasadoret amerikane dhe franceze ishin ne qytet per t u njohur nga afer me gjendjen. Kjo shkaktoi nje reagim te indinjuar te udheheqjes ne Damask. Te dy ambasadoret u thirren ne Ministrine e Jashtme per nderhyrje ne punet e brendeshme.

Bildunterschrift Mese 6.000 refugjate nga Siria jane strehuar ne Turqi

Leshime me kufizime - Gjendja e jashtezakonshme nuk shfuqizohet

Ne konference te dielen 10.07 drejtuesi i saj al-Shara deklaroi disa kufizime sa i perket leshimeve qe mund te beje shteti gje qe nuk eshte e re per udheheqjen qe ndodhet nen presion bdquoGjendja aktuale e ben te pamundur zbatimin e reformave te shpallura ligjore sic eshte shfuqizimi i gjendjes se jashtezakonshme.

Gjendja e jashtezakonshme eshte ne fuqi qysh prej nje gjysme shekulli permes saj praktikisht kufizohen te gjitha te drejtat qytetare nderkohe qe organet shteterore kane mundesi t i kundervihen pa kufizime popullit me arrestime arbitrare dhe me procese pa baze ligjore.

Ne rrethana te tilla opozita e Sirise nuk mund te hyje ne dialog. Jo me kete udheheqje e cila ne pjesen me te madhe te popullsise e ka humbur kredibilitetin per shkak te ushtrimit te vazhdueshem te dhunes. Shume pak dhe shume vone - keto jane etiketat qe i ve opozita qeverise e cila hiqet sikur eshte e gatshme per bisedime.

Autor Ulrich Leidholdt / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›