E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Greek Reporter": 6 deputetë grekë, në Parlamentin shqiptar

6 deputetë me origjinë greke do të jenë pjesë e parlamentit të ri në Shqipëri. Ata iu përkasin partive të ndryshme politike, që bashkëpunojnë si partnerë në kuadër të qeverisë së re shqiptare. 

Të dhënat evidentohen në websiten "Greek Reporter", në një shkrim nga Margarita Papantoniou. 

“Edi Rama i PS është bërë kryeministër i Shqipërisë dhe Ilir Meta i LSI do jetë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. 

Deputetët me origjinë greke janë: Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ, që është zgjedhur në zonën e Vlorës, Vangjel Tavo, ish-nënkryetar i Kuvendit dhe ish-ministër i Shëndetësisë, që është zgjedhur në Gjirokastër për LSI-në. 

Andrea Marto, kryetar i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA, edhe pse është zgjedhur për PS në Vlorë, e ka lënë të hapur mundësinë për të hyrë në PBDNJ. 

Anastas Angjeli, ish-ministri i Financave në qeverinë e Fatos Nanos, është zgjedhur në Gjirokastër për Partinë Socialiste, kriminologia e njohur, Vasilika Hysi është zgjedhur në Tiranë për Partinë Socialiste dhe aktorja e njohur, Luiza Xhuvani është zgjedhur për Partinë Socialiste në qarkun e Vlorës. 

Edi Rama i PS është bërë kryeministër i Shqipërisë dhe Ilir Meta i LSI do jetë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në shkrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›