Greenspan: Bota do vuajë një tjetër krizë financiare
Bota do të vuajë një tjetër krizë finaciare. Kështu ka deklaruar ish-kreu i rezervës federale, Alan Greenspan, në një intervistë dhënë për rrjetin britanik të lajmeve BBC. Megjithatë, sipas tij, do të jetë një krizë ndryshe nga ajo që ekonomia globale po lë pas krahëve". Greenspan shpejgoi se goditja e rradhës do të vijë si një reagim i periudhës së gjatë të mirëqënies ekonomike. Greenspan shpjegon se duke qenë se njerëzit besojnë se mirëqënia do të jetë afatgjatë, pra që nuk mund të ketë kthim prapa, do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime, të cilat bartin risqe për të ardhmen e ekonomisë dhe kjo përbën rrezik të madh. "Çdo gjë varet nga natyra njerëzore", shprehet ish kreu i Rezervës Federale. Duke komentuar rreth një vit pas falimentimit të Bankës Amerikane të Investimeve "Lehman Brothers" e cila ishte e para në listën e gjatë të kolapseve financiare, Greenspan tha se fajtore për krizën është natyra njerëzore. Sipas tij, bankat kanë dhënë kredi aty ku nuk duhej, duke rritur kështu maksimalisht nivelin e aseteve toskike në banka. Greenspan paralajmëroi gjithashtu se Britania e Madhe, do të pësojë goditje më të rënda se SHBA-ja, si pasojë e recensionit aktual dhe kolapsit në tregtisë botërore. Sipas tij, në mënyrë që të evitohet një tjetër goditje në sistemin financiar, qeveritë duhet të rrisin kërkesat kapitale dhe të luftojnë mashtrimet dhe vjedhjet në entet bankare. Megjithatë, pavarësisht këtyre paralajmërimeve, ish-kreu i Bankës Qëndrore Amerikane, tha se e ardhmja do të jetë më e mirë, kjo në rast se qeveritë do të vazhdojnë të ndërmarrin masa mbrotjëse në ekonomi. Presidenti amerikan Barak Obama, do të mbajë një fjalim të hënën e ardhshme në Wall Street, rreth asaj se çfarë ka bërë administrata e tij, për të zbutur krizën financiare.
Në njoftim, Shtëpia e Bardhë tha se Obama do të diskutojë edhe për përkushtimin e administratës së tij, që të zvogëlojë përfshirjen e qeverisë në sektorin financiar dhe veprimet, që SHBA-ja dhe shtetet tjera duhet t'i ndërmarrin me qëllim që të mos lejojnë përsëritjen e krizës. Fjalimi vjen saktësisht një vit pasi që banka e investimeve Lehman Brothers kolapsoi dhe pasi nisi kriza financiare, që u ndje në tërë botën.