Greenspan: Ekonomia drejt kolapsit të pashmangshëm
Reuters – Ish shefi i Bankës Qendrore Amerikane, Alan Greenspan ka paralajmëruar të martën se Ekonomia Amerikane është në prag të një recesioni me 50% të mundësive.
Ekonomia amerikane është goditur nga një krizë financiare e ndikuar kjo nga kolapsi në tregun imobiliar. Kjo ka detyruar FED-in të bëjë një sërë uljesh të normës bazë të interesit me qëllim nxitjen e ekonomisë. Por presionet e çmimeve sërish janë në rritje, duke paralajmëruar për rënie tjetër të normës bazë të dollarit.
I pyetur nëse ekonomia amerikane është në recesion, Greenspan u përgjigj: “Ne jemi shumë afër kësaj”.
“Rritja nuk besoj të ndodhë për momentin” – tha ai gjatë një videokonference në Johannesburg.
“Ka shumë probleme strukturore në sistemin financiar. Ato do të ngelen për ca kohë. Do të jetë shumë e vështirë. Ka shumë ngjarje të pafavorshme për ne” – tha Greenspan.
Ai tha se nuk e beson argumentin se problemi imobiliar në SHBA ndodhi për shkak të normave të interesit. “Flluska imobiliare mendoj se është një fenomen ndërkombëtar”.
“Problemi që ne kemi këtu ... janë presionet e vazhdueshme që vijnë nga nafta dhe ushqimi, por nuk janë vetëm këto” – tha ai. “Rritja e çmimeve është shumë e afërt dhe Banka Qendrore ska asnjë zgjidhje përvecse të përkulet para kësaj vale... inflacioni është i lartë dhe i pakontrollueshëm”.