Grekët e Livadhjasë, kryetarë në ekzil
Komuna e Livadhjasë e ka shtrirë partneritetin me komunitetin deri te banorët e vet, që janë rezidentë në Greqi. Ky bashkëpunim është mundur të ngrihet në një nivel të ri, pas zgjedhjes së kryesive dhe kryetarëve të çdo fshati të kësaj komune, edhe në emigracion. Kryetari i Komunës së Livadhjasë, Irodhi Dalani, thotë se kërkesën e vet për të qenë bashkëpunues me komunitetin, e ka shtrirë edhe përtej kufijve shtetërorë, në shtetin fqinjë, Greqinë, ku është rezidente pjesa dërmuese e popullsisë së kësaj zone.
Kjo ka qenë arsyeja pse ai ka ndjekur të gjithë procesin zgjedhor që po zhvillohet prej kohësh, sidomos në kryeqytetin helen, Athinë, ku punojnë e jetojnë pjesa më e madhe e të emigruarve nga fshatrat e Livadhjasë. Nga ky proces janë zgjedhur në mënyrë të hapur dhe me votë të gjerë kryesitë e fshatrave, anëtarët e të cilave kanë nxjerrë gjithashtu me votim kryetarin. Dalani thotë se nga e drejta për të pasur një kryesi dhe një kryetar të vetin, nuk kanë bërë përjashtim as emigrantët nga fshati Pandalejmon, etnia jogreke e të cilëve nuk është bërë pengesë për t‘u përfshirë në procesin zgjedhor dhe për të pasur një grup njerëzish, të cilët do të kenë atributin të jenë në marrëdhënie partneriteti me komunën.
Kryekomunari Irodhi Dalani veçon si synim kryesor të zgjedhjes së kryesive dhe kryetarëve të fshatrave në emigracion, mundësimin e bashkëpunimit mes qeverisjes vendore me njerëzit e zgjedhur në Greqi, që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë bashkëfshatarët e tyre emigrantë. Ky bashkëpunim, sipas tij, përfshin fusha të ndryshme, si: investimet për rrugë, për institucione kulturore apo varreza fshatrash. Dalani tha se në çdo rast që komuniteti i një fshati grumbullon një sasi të hollash për të kryer një prej këtyre investimeve, po aq do të jetë edhe shuma që i shton komuna masës dhe vleftës së investimit.
Mësohet se Jorgo Xhomaka është zgjedhur kryetar i fshatit Grazhdan, por edhe kryetar i përgjithshëm për të gjithë fshatrat e komunës së Livadhjasë. Xhomaka mësohet se kryeson ndërkohë grupin socialist të minoritarëve emigrantë, të përfshirë në PASOK. Ndërsa Ilia Kallanxhi, nga fshati Vagalat i kësaj komune, u zgjodh sekretar i përgjithshëm.
Th.Nika