Greket ne greve. bllokohen te gjitha pikat kufitare

Doganierët grekë të pikës së kalimit të kufirit në Kapshticë kanë filluar një grevè 48- orëshe në mbështetje të grevës së përgjishme që ka përfshirë shtetin helen. Lajmin e kanë konfirmuer burime nga Dogana Shqiptare në këtë pikë kalimi. Si edhe në grevën që u zhvillua dy javë më parë doganierët e përfshirë në grevë nuk do të lejojnë të kalojnë mjete të të gjitha tonazheve, përfshi këtu edhe autobuzët e linjave me Greqinë, në të dyja anët e kufirit.
Emigrantë, kalimtarë dhe turistë do të kalojnë me këmbë ne të dyja anët e kufirit dhe mandej mund të vazhdojnë udhëtimet e tyre me mjete taksi private.
Autoritetet policore shqiptare po informojnè bizneset dhe udhetarët e turistët për fillimin e grevës 48 orëshe të doganierëve grekë.
Greva e paralajmëruar e doganirve grekë që ka nisur mëngjesin e sotëm ka paralizuar tërësisht lëvizjen edhe në pikat kufitare të Tri Urave në Përmet, Qafëbotës në Sarandë dhe Sopikut e Kakavijes në Gjirokastër. Automjete të shumta të nisura drejt Kakavijes për në shtetin helen janë rikthyer mbrapa.
Burime nga Dhoma e Industrisë dhe Tregëtisë në Gjirokastër thanë se biznesmenët janë shprehur të shqetësuar për grevën e doganierëve grekë, pasi një pjesë e tyre kanë marrëdhënie kontratuale me të huaj dhe bllokimi i lëvizjes në dogana i penalizon ata.
Sipas burimeve nga polica e gjirokastrës për shkak të grevës ka një rënie të ndjeshme edhe të fluksit të këmbësorve drejt pikavë doganore të Jugut.
Jorgjeta Gjanci Azhornuar së fundi ( e martë , 27 shtator 2011 )