E Diel, 1 Nëntor 2026

KS per Palestinen. Anetaresimi ne OKB raundi i pare

Këshilli i Sigurimit zhvilloi diskutime me dyer të mbyllura lidhur me kërkesën palestineze për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara. Diplomatët thanë se takimi nuk kishte për qëllim të prodhonte  ndonjë  vendim. KS i OKB-së ka vendosur t'i japë vetes kohë për të vendosur rreth kërkesës së palestinezëve për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara. 

Pas raundit të parë të konsultimeve kryetari i instancës më të lartë të Kombeve të Bashkuara, diplomati libanez Navaf Salam njoftoi se ekziston konsensusi që kërkesa e palestinezëve fillimisht të shqyrtohet në aspektin ligjor. Autoriteti palestinez, Mahmud Abaz, parashtroi të premten para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kërkesën formale për njohjen e Palestinës si shtet anëtar në këtë mekanizëm. Katër fuqitë e përfshira në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme-Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u kanë bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve t’u kthehen, sa më parë, bisedimeve për ta gjetur zgjidhjen e konfliktit të tyre.

Zgjidhja me dy shtete mund të arrihet vetëm përmes rrugës së bisedimeve, kanë përsëritur diplomatët në një fjalim përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.  Por kreu i autoritetit  palestinez  Mahmud  Abaz  është shprehur se nuk do të ketë bisedime derisa Izraeli të mos ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor-gjë, që sipas krerëve të shtetit hebre, është një parakusht i paranueshëm.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›