E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët në grevë, ndërpritet puna në doganat shqiptare

KAKAVIJË- Vijon prej 3 ditësh greva e punonjësve të doganës greke në të gjitha pikat që lidhin vendin tonë me shtetin helen.

Ndërkaq në pikën kufitare të Kakavijës ende nuk ka asnjë afat të përcaktuar lidhur me kohëzgjatjen e kësaj greve, ndërkohë që udhëtarët deklarojnë se kjo grevë i ka shkaktuar mjaft probleme.

Autoritetet doganore në këtë pikë kufitare sqarojnë se greva është njoftuar se do të zgjasë 4 ditë.

Që prej ores 7:00 të mëngjesit të sotëm asnjë mjet nuk është lejuar që të kalojë përmes Kapshticës. Kështu, për 4 ditë me radhë do të lejohet vetëm kalimi i udhëtarëve.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Grekët në grevë, ndërpritet puna në doganat shqiptare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›