Malstrom: Në dhjetor nis dialogu për vizat
BRUKSEL- Kosova nuk do të mbetet një ishull I izoluar. Ka qenë ky premtimi i Komisioneres Europiane për punët e Brendshme Sesilja Malstrom, e cila tha se në dhjetor me Kosovën do të nisë dialogu për vizat edhe me Kosovën.
Duke folur ne nje takim mbi përvojat e shfrytëzimit të regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Malstrom tha se nga te gjitha shoqerite e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova është jashtë sistemit pa viza.
“Kosova ende është jashtë këtij sistemi dhe natyrisht, nuk është qëllimi ynë që ta lëmë Kosovën si një ishull të izoluar në Ballkanin Perëndimor. Ata ende nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, por po bëjnë përparim të madh. Ndaj shpresoj se para festave të fundvitit do të kemi rastin që me Kosovën të nisim dialogun për vizat”,-ka theksuar Malstrom.
Nga ana tjetër, Komisionerja Europiane paralajmëroi vendet e Ballkanit, duke thënë se është e palejueshme që njerëzit të shfrytëzojnë regjimin pa viza për të kërkuar azil politik.
(e.m/NEWs24/BalkanWeb)