Greket, "ne site" edhe daljet
KAPSHTICE - Dita e djeshme shenoi numrin rekord te hyrjes se emigranteve, nepermjet pikes kufitare te Kapshtices. Rreth 10 mije emigrante hyne dje nga kjo pike, por atyre u eshte dashur te presin per me teper se 10 ore ne piken greke te Kapshtices, per te perfunduar me pas procedurat hyrese per ne Shqiperi, duke qene se ata kontrollohen per here te pare edhe ne dalje nga Greqia. Duke iu referuar burimeve zyrtare te policise ne Kapshtice, mesohet se ne 12 oret e fundit nepermjet kesaj pike kalimi po hyjne per ne Shqiperi shume emigrante, duke shtuar radhe te gjata kryesisht ne anen greke te kufirit. Keshtu, shifrat zyrtare tregojne se nga ora 1.00 e se dieles e deri ne oren 17.00 te po kesaj dite, kaluan kufirin per ne Shqiperi 9336 persona, si dhe 1956 automjete. Policia shqiptare nga ana e saj ka shtuar sportelet nga oret e para te mengjesit te se dieles, duke e cuar ne 7 numrin e tyre. Nderkaq, edhe pala greke e ka cuar ne 4 numrin e sporteleve te saj per daljet nga Greqia, madje nje sportel eshte shtuar gjate mesdites se djeshme. Sipas drejtorit te policise se qarkut te Korces, Emri Vataj, "situata eshte nen kontroll dhe pritja ndihet vetem ne anen greke, ndersa ne piken shqiptare te kalimit nuk ka asnje moment pritjeje, per shkak se jane vene ne pune plot 7 sportele. Sipas Vatajt, pala greke eshte duke aplikuar per here te pare kontroll te emigranteve edhe per daljet nga Greqia, cka e rrit me teper volumin e punes per ta, por shton dhe kohen e perpunimit te te dhenave dhe marrjes se nje vule dalese nga Greqia. Megjithate, diten e djeshme, shefi i komisariatit te Devollit, si dhe nje grup drejtuesish te tjere te pikes se kalimit ne Kapshtice organizuan nje takim me autoritetet greke ne anen e tyre te kufirit, ku kerkuan evitimin e radheve te gjata nga ana greke. Fqinjeve iu kerkua gjithashtu edhe mundesia e shtimit te sporteleve, ku dokumentacioni i emigranteve shqiptare kalon ne site te imtesishme, bashke e automjetet e tyre. I. Vreto