E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite, arrestohen 28 militante te Al-Kaides

Forcat e sigurise saudite kane arrestuar 28 militante te Al-Kaides te dyshuar se po planifikonin "akte kriminale" ne mbreteri, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA ne kryeqytetin Riad. Te dyshuarit u arrestuan ne Meke, Medine, Riad dhe ne nje zone prane kufijve verior te vendit, njoftoi agjencia SPA, duke cituar nje burim zyrtar ne Ministrine e Brendshme. Nje nga personat e arrestuar eshte shtetas i huaj, ndersa te tjeret jane me kombesi saudite, theksoi agjencia pa dhene hollesi te tjera. "Interesi publik kerkon qe hollesite e tjera mbahen te fshehta tani per tani", njoftoi agjencia. Televizioni saudit "Al Arabiya" njoftoi te premten se forcat e sigurise kishin arrestuar nje numer te paspecifikuar militantesh te Al-Kaides, te dyshuar se po planifikonin te kryenin sulme ne vend gjate pelegrinazhit te myslimaneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›