E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi kunder HIV

Rreth 4 milione vjet me pare, shimpanzete dhe paraardhesit e tjere ishin te infektuar nga nje retrovirus, te cilin stergjysherit tane ishin ne gjendje t'i benin balle. Me kalimin e viteve ky retrovirus arriti te integrohej ne kodin gjenetik te shimpanzeve, duke e ndryshuar kete te fundit dhe duke u bere pjese e tij. Kerkuesit kane arritur te gjejne ne zinxhirin gjenetik te shimpanzeve ADN-ne e ketij virusi, te quajtur "Pterv1", dhe kane verejtur se ai eshte ne gjendje t'u beje balle disa retroviruseve te diteve te sotme, si ai i HIV-it, qe jane ne gjendje te infektojne trupin e njeriut. Retroviruset jane te pajisur me ARN, qe i lejon te fusin kopje te zinxhirit te tyre gjenetik ne ADN-ne e qelizes se infektuar. Keto fragmente transmetohen me pas nder breza, me evoluimin e species. Mendohet se rreth 8 per qind e gjithe zinxhirit tone gjenetik eshte i perbere nga retroviruse endogjene te futura ne ADN-ne njerezore gjate evolucionit. Duke u nisur nga fragmente te "Pterv1" te shperndara ne zinxhirin gjenetik te shimpanzese, Mikael Emerman (Fred Hutchinson Cancer Research Center, USA) dhe koleget e tij kane arritur te ndertojne ADN-ne e hershme te retrovirusit. Ata kane zbuluar se nje proteine njerezore e quajtur "TRIM5-alpha", eshte ne gjendje te shkaterroje retrovirusin "Pterv1" dhe te mbroje trupin njerezor nga ky i fundit, gje qe para disa miliona vitesh ka qene e domosdoshme per paraardhesit tane. Megjithate, proteina ne fjale eshte e paafte te ofroje edhe nje mbrojtje ndaj HIV-it, gje qe e ben trupin tone lehtesisht te infektueshem nga ky virus. Shkencetare jane duke punuar dhe eksperimentuar dhe shpresojne qe se shpejti te kene ne dore perfundimisht armen "anti-HIV"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›