E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishin dikur tutore Hajria e Fidaiu...

Leonard Bakillari
TIRANE - Nje cift duhet te qendroje 20 vjet ne qeli, pasi u gjet fajtor nga gjykata per shfrytezimin e disa vajzave si prostituta. Fidai Muhaj dhe Hajrie Cepi me idene e pasurimit te shpejte, kane shfrytezuar ne rrethana te ndryshme te pakten tri vajza, te cilat i rekrutonin dhe i shfrytezonin si prostituta ne hotele te ndryshme ne kryeqytet. Historia nis me 22 janar te ketij viti, kur policia vihet ne gjurmet e ciftit nga Fieri me banim ne Laprake. Te njohur me pseudonimet Real (Fidaiu) dhe Klaudia (Hajria), jane evidentuar nga prokuroria ne disa raste, kur kane kryer rekrutimin e vajzave te ndryshme per qellime prostitucioni. "Me date 23 janar, rreth ores 18.00, te pandehurit Fidai Muhaj dhe Hajrie Cepi kane levizur me automjetin tip "Benz" me targa te Fierit ne drejtim te Laprakes dhe kane ndaluar te karburanti, ku ka ardhur Manjola Sh., e cila pasi eshte futur ne makine, dhe me pas te tre personat, kane levizur ne drejtim te autostrades dhe kane ndaluar ne nje hotel ne krah te djathte", - thuhet ne hetimin e prokurorise, i cili i referohet rastit te arrestimit ne flagrance nga polica. Sipas prokurorise, Fidaiu pasi ka lene dy grate ne hotel eshte larguar, ndersa 30 minuta me pas ka ardhur nje automjet me targa te Durresit, ne te cilin ishin dy te rinj, njeri prej te cileve eshte gjetur ne hollin e hotelit me Hajrien, pas nderhyrjes se policise, kurse tjetri eshte kapur ne dhomen nr. 5 bashke me Manjolen, e cila ka deklaruar ne polici se ishte duke kryer marredhenie seksuale kundrejt pageses, te cilen e ndante me Hajrien, e cila i gjente klientet. Pas ketij momenti, prokuroria ka nisur hetimin per te zbardhur gjithe veprimtarine e ciftit. Fillimisht eshte marre ne pyetje Manjola Sh., e cila rrefeu para grupit hetimor menyren e njohjes me Klaudian dhe punen qe ajo i kishte propozuar te bente. Sipas deklarimeve te saj, Manjola Sh. prej gjashte vitesh banon ne kryeqytet. Fillimisht ka punuar si kamariere ne nje bar-kafe, ndersa me pas ka shperndare lule ne nje lokal te njohur ne kryeqytet. Pasi kishte lene dhe punen e dyte, Manjola ka filluar te ushtroje prostitucion ne menyre te pavarur, duke gjetur vete klientet, te cileve iu merrte edhe sasi te vogla parash. Jeta e Manjoles do te ndryshonte pas takimit me Klaudian nga Durresi, e cila ishte pronare e nje dyqani ne Tirane. Duke ditur te shkuaren jo te paster te Manjoles, Klaudia (Hajria) i ka propozuar asaj punen e prostitutes, duke i thene se do te kujdesej vete per te gjitha (pazarin, klientet dhe pjesen e parave qe i takonte Manjoles). Sipas deklarimeve te Manjoles dhene ne polici, mesohet se ka punuar 2 muaj si prostitute ne hotele te ndryshme. "Klaudia (Hajrie Cepi) e ka telefonuar disa here gjate dy muajve dhe i thoshte te shkonte te karburanti ne Laprake, ku e priste Reali (Fidai Muhaj), i cili e transportonte me makine ne hotele te ndryshme ne Tirane dhe Durres", - thuhet ne hetimin e prokurorise. Por Manjola nuk ishte e vetme ne kete zanat. Klaudia ishte kujdesur per t'i gjetur shoqe te tjera, te cilat kryenin te njejten pune. "Me date 23, Hajria ka telefonuar Manjolen dhe i ka thene te shkoje ne nje lokal ne kryeqytet. Pasi Manjola ka shkuar ne lokal, ka gjetur Hajrien se bashku me nje vajze te quajtur Nertila dhe tre djem, te cilet nuk i njihte. Pasi Hajria ka bere pazar dhe nuk ka rene dakord, Manjola nuk ka punuar ate dite",- ben me dije prokuroria. Romina K. sipas prokurorise, eshte nje tjeter viktime e ciftit tutor. "Kjo shtetase eshte prezantuar me Fidai Muahaj rreth gjashte muaj me pare. Qe diten e pare qe jane takuar, Reali i ka propozuar te punoje si prostitute, duke e cuar ne Durres, ku ka kryer marredhenie seksuale me nje klient te gjetur nga i pandehuri Real", - bejne me dije burime nga grupi hetimor, te cilet kane ngritur akuzen e "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese" per Fidai Muhajn (Real) dhe Hajrie Cepin (Klaudia), te cilet disa dite me pare u denuan me 20 vjet burg per kete veper penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›