E Shtunë, 31 Tetor 2026

A eshte e mundur te ndryshosh grupin e gjakut???

Kjo dukuri tani per tani nuk eshte e mundur, por pas disa vitesh po. Studiues te Universitetit te Kopenhagenit kane zbuluar nje enzime, e cila eshte e afte per te transformuar grupet e gjakut A, B, AB ne gjak te tipit 0, i cili eshte kompatibel me cfaredo marres gjaku. Kjo enzime transformuese funksionon duke "shkeputur" antigjenet qe jane te pranishem ne siperfaqen e rruazave te kuqe te gjakut. Antigjenet jane nje fare karte identiteti te gjakut dhe jane prezent vetem tek grupet A, B, AB dhe jo tek grupi 0. Gjate procesit te marrjes se gjakut nepermjet transfuzioneve nga grupe qe nuk jane te njejte me te (pervec grupit 0), organizmi nuk i njeh antigjenet e gjakut te transfuzuar dhe shpesh japin reaksione, ne pergjithesi fatale. Me metoden e re mjafton nje ore kontakt me enzimat dhe nje qese gjaku 200 ml i grupit A, B ose AB, qe te humbase te gjithe antigjenet dhe transformohet ne gjak te grupit 0. Kjo menyre e konvertimit te gjakut do te eliminoje rrezikun per te gabuar ne transfuzione ose per te shmangur mundesine e mosgjetjes se gjakut kompatibel ne raste urgjente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›