Grekët pengojnë kalimin e çiftit çam në kufi
Policia greke në doganën e Kakavijës nuk ka lejuar të kalojnë në tokën greke çiftin shqiptar për shkak të vendlindjes së tyre, Çamëri. 65- vjeçarit Sali Bajo nga Durrësi dhe bashkëshortes së tij Liljana Bajo, i është refuzuar vula e hyrjes për në territorin grek. Sqarimi i vetëm ishte: Jeni i padëshirueshëm në territorin grek. Sipas Bajos sjellja e doganierëve grekë ishte e pa takt. Ai deklaroi se në doganë ekziston një listë me mbiemrat çamë që nuk lejohen të kalojnë kufirin.
Bajo është kthyer mbrapsht për shkak të vendlindjes së tij Margëlliçi. Na dukej vetja si leckë. Më e keqja është se në letrën që na detyruan të firmosim thuhet : “Konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendshme, për shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të BE-së, tha Liljana Bajo E.Bani