E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi i dy shtyllave në Lezhë, riparohet dëmi

Pas një pune intensive të teknikëve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) më në fund është riparuar dëmi i shkaktuar nga shpërthimi i dy shtyllave në Kallmet të Lezhës.
 

Katër grupe pune të OST-së të ardhura nga Tirana kanë punuar përgjatë gjithë natës për të riparuar defektin duke bërë të mundur edhe rikthimin e energjisë elektrike në zonat përreth.
 

Ngjarja e rëndë pasditen e djeshme në Kallmet të Lezhës ku persona të panjohur kanë dëmtuar me eksploziv dy shtylla të tensionit të lartë të interkonjeksionit 400 kilovolt që shërben për transmetimin e energjisë nga Mali i Zi në vendin tonë.
 

Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes por deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë të ndaluar për shpërthimin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›