Grekët protesta kundër Agimit të Artë
Mijëra persona kanë protestuar në Greqi kundër partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, pasi një nga anëtarët e saj sulmoi një grua në një emision televiziv.
Protestuesit kanë bërtitur “të ikin neo-nazistët” gjatë manifestimit të organizuar nga krahu i majtë dhe grupet anti-raciste në Athinë.
Ditën e enjte, Ilias Kasidiaris, një deputet i Agimit të Artë, u filmua teksa godiste një politikane të krahut të majtë gjatë një programi televiziv.
Manifestimi kundër kësaj ngjarjeje vjen nëntë ditë para zgjedhjeve që mund të çojnë Greqinë në një dalje nga eurozona.
Në zgjedhjet e muajit të kaluar, partia Agimi i Artë habiti mbarë vendin duke fituar 21 vende nga 300 që ka parlamenti grek.
Një proces i dytë zgjedhor do të mbahet, pasi asnjë parti nuk arriti të formonte koalicionin për të qeverisur.
Prokurorët kanë deklaruar ndërkohë se një urdhër-arrest është lëshuar për Kasidiaris, vendndodhja e të cilit nuk dihet që kur ai u largua nga studioja televizive ditën e enjte.