I ftohtë polar në Maqedoni, minus 19 gradë

Maqedonia po përjeton temperatura mjaft të ulëta pas reshjeve të borës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit.
Tetova, Manastiri dhe Prilepi sot në mëngjes janë qytetet më të ftohta në Maqedoni.
Në Tetovë, temperatura ka arritur minus 19 gradë Celsius, në Berovë dhe Manastir minus 16 dhe në Prilep minus 15, transmeton Ina.
Ndërsa në Shkup temperatura ka arritur në minus 13 gradë celsius./Indeksonline/